BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Reja: Po jetojmë një ëndërr, por të mos e nënvlerësojmë Poloninë, gabimet nuk falen

Reja: Po jetojmë një ëndërr, por të mos e

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje me Poloninë, në kuadër të grupit I eliminator për Botërorin “Katar-2022”. Është një nga ndeshjet vendimtare të përfaqësueses tonë në këtë fazë eliminatore, një takim ku vlen vetëm fitorja, ndërkohë që kuqezinjtë janë mprehur për të luajtur në “play-off”. Trajneri Edi Reja, duke folur dje në konferencën e shtypit, bëri dhe një retrospektivë të qëndrimeve të tij, por edhe ëndrrën me të cilën po jetojnë të gjithë, atë të një kualifikimi të mundshëm në Botëror. “Në fillim të shortit nuk isha shumë optimist, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë, megjithatë jemi rritur shumë, pasi kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe. Ideja ka qenë që ne të imponojmë lojën tonë, duke nisur mbrojtjen me sulmuesit dhe duke bërë presing. Mendoj se deri diku ai kemi dalë. Jemi rritur shumë dhe ja ku jemi, në një situatë mjaft interesante. Tani jemi gati të përballemi me çdo lloj kundërshtari deri në fund dhe të luajmë shanset tona. Për këtë dua t’u bëj komplimente të gjithë lojtarëve, që janë vënë në dispozicion dhe kanë punuar shumë për t’u rritur e përmirësuar. Nuk e mendoja që mund të vinim deri këtu, por kemi punuar mirë dhe tani mund të them që mund të shkojmë shumë më larg. Frika për të mos ia dalë është problemi me të cilin përballemi dhe që na ndalon të ëndërrojmë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi sa më të qetë, pasi kjo është rruga e vetme për të synuar fitoren. Duhet të tregojmë personalitet në ndeshje të tilla, por edhe fati është pjesë e rëndësishme dhe në Poloni ne nuk e patëm, pasi një episod penalltie na dëmtoi jo pak në atë transfertë. Duhet të luajmë të qetë dhe të bëjmë sa më pak gabime, për të arritur rezultatin që duam”, thesoi Reja.

Polakët nuk duhen nënvlerësuar dhe flirtimi me kualifikimin

Më tej trajneri Reja foli për lojën ndaj polakëve. “Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon dhe e kemi përdorur thuajse në të gjithë ndeshjet e fundit. Duhet të kemi kontrollin e lojës, për të synuar fitoren, megjithatë varet edhe nga karakteristikat e kundërshtarit. Për mua është e rëndësishme që të mos rrimë në mbrojtje, por të sulmojmë dhe të provojmë të marrim kontrollin e lojës”, nënvizoi ai. Nuk mungoi as komenti i tij për flirtimin me ëndrrën e kualifikimit. “U kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe është shumë e bukur, ndaj duhet të besojmë. Nuk është asgjë rastësore, pasi kemi merituar këtë arritje dhe do të luajmë deri në fund për ta bërë realitet këtë ëndërr. Nesër kemi mungesa të rëndësishme, por unë nuk qahem kurrë, pasi kemi krijuar një grup shumë të mirë, ku të gjithë japin kontributin e tyre dhe na zgjidhin situatat herë pas here. Jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe do të tregojmë se jemi rritur shumë. Kemi luajtur shumë mirë ndaj disa skuadrave të mëdha, por ajo nesër ka një rëndësi shumë të madhe, pasi ka mundësi të na lejojë të shkojmë në “Play-Off” dhe do të provojmë gjithçka për gjithçka”, shtoi trajneri Reja. Ai nuk dha detaje për formacionin, por nga mënyra si foli, nuk la fare dyshime që në fushë do të zbrisnin po ata që luajtën me Hungarinë, me ndonjë përjashtim të vogël, apo dhe ndonjë surprizë të orës së fundit.