BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

Reja rinovoi ekipin, nga grupi i De Biazit kanë mbetur ende 7 lojtarë, vetëm 3 titullarë

Reja rinovoi ekipin, nga grupi i De Biazit kanë mbetur ende 7 lojtarë,

Trajneri italian Xhani De Biazi që drejtoi ekipin tonë përfaqësues për disa vite deri më 2017-ën, pati kulminacionin e tij në krye të kuqezinjve me pjesëmarrjen në kampionatin europian të vitit 2016 në Francë. Ishte hera e parë që një skuadër jona përfaqësuese shkonte deri në fazën finale. Natyrisht që nuk do të jetë e vetmja, pasi Shqipëria ka lojtarë të rinj cilësorë që po rriten e dëshmojnë veten dhe ky sukses mund të përsëritet pse jo në eliminatoret e ardhshme të Europianit. Por sa prej këtyre lojtarëve që kualifikuan Shqipërinë në Europianin e Francës janë ende në skuadër? Për këtë mjafton të shihen emrat e atyre që ka grumbullua së fundmi trajneri Edi Reja. Shumë pak kanë mbetur nga ata që luajnë ende titullarë, ndërkohë që shumica ose e kanë lënë futbollin ose nuk janë titullarë as me skuadrat tyre. I fundit nga grupi i të famshmëve që kanë luajtur në Europian e që u tërhoq nga kuqezinjtë është mesfushori Taulant Xhaka. “Euro 2016” mbetet e vetmja ngjarje e madhe futbolli në të cilën është paraqitur Shqipëria. Taulant Xhaka ishte prej lojtarëve bartës të asaj gjenerate, sidomos në mesfushë. Ai të martën ka njoftuar se tërhiqet përfundimisht nga përfaqësuesja. Në të vërtetë, Xhaka ka kohë që nuk ka luajtur për Shqipërinë dhe së fundi ka pasur akuza në distancë mes tij dhe përzgjedhësit Eduardo Reja. duke u kthyer tek emrat, konstatohet se nga Euro-2016 që janë akoma pjesë e kuqezinjve numërohen Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Ermir Lenjani, Sokol Cikalleshi, Amir Abrashi, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Nga të gjithë këta, në formacionin bazë janë ende Hysaj, Veseli dhe Cikalleshi, pra vetëm 3 futbollistë.

Lojtarët e Euro-2016, legjendat u tërhoqën

Në eliminatoret dhe fazën finale të Europianit të Francës në vitin 2016, Shqipëria kishte një kontigjent cilësor me emra të spikatur si: Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Alban Hoxha, Orges Shehi, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Andi Lila, Ledian Memushaj, Shkëlzen Gashi janë lojtarët që ishin në formacion në ndeshjet e Evropianit e që më nuk janë në përfaqësuese. Në këtë grup shtohet edhe Taulant Xhaka, që siç thamë është tërhequr edhe zyrtarisht nga ekipi. Taulant Xhaka është ende 30-vjeçar dhe po paraqitet për Bazelin në Zvicër. Te Shqipëria së fundi ka luajtur në vitin 2019. Për Shqipërinë ka luajtur 31 ndeshje dhe ka realizuar një gol. Ai ishte pjesë e gjeneratave të reja të Zvicrës, por në nivelin senior vendosi t’i përfaqësojë kuqezinjtë. Duhet theksuar se pavarësisht se nuk është ftuar kohët e fundit në Kombëtare, sulmuesi Armando Sadiku nuk e ka deklaruar tërheqjen nga ekipi përfaqësues. Në fakt, ndryshime të tjera priten para se të nis cikli i ardhshëm dhe të tjerë lojtarë të asaj gjenerate që bën histori, mund të largohen. Në eliminatoret e ardhshme ka gjasa mos të ketë vend për portierin Berisha, për mesfushorët Abrashi, Lenjani e Roshi, si dhe për sulmuesit Cikalleshi e Balaj. Pra, në eliminatoret e Europianit të vitit 2024 do të kemi një skuadër tërësisht të re dhe nga Europiani i vitit 2016 mund të mbete vetëm mbrojtësi Elseid Hysaj.