BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Reja shpresë për rezultat kundër Uellsit: Janë të fortë në sulm, por kanë dobësi në mbrojtje

Reja shpresë për rezultat kundër Uellsit: Janë të

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje përballë Uellsit, pikërisht në Kardif, një ndeshje hapëse në këtë sezon miqësoresh, pasi siç dihet takimet zyrtare për përfaqësuesen tonë nisin në shtator. Janë dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj Uellsit e tre ditë më pas ndaj Republikës Çeke. Përveçse rezultat pozitiv, kombëtarja jonë kuqezi synon të testojë elementët e rinj, të harmonizojë elementët në skemën taktike të trajnerit e në të njëjtën kohë t’i japë mundësinë stafit të shohë gjendjen e futbollistëve titullarë të përfaqësueses. Ka shumë mungesa dhe disa prej titullarëve kryesorë nuk luajnë në këto miqësore, por tekniku Edoardo Reja ka njoftuar se do t’u japë mundësinë edhe disa lojtarëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre. Nga konferenca e djeshme për shtyp, ai tha se do të luajë me një formacion që ka ambicie për rezultat, edhe pse pranoi se e rëndësishme është loja e skuadrës. Ai foli në tërësi edhe për ekipin kundërshtar, duke e quajtur të fortë he me mesfushë e sulm më të mirë se kuqezinjtë tanë, por i gjeti dobësitë ku i ka që janë në mbrojtjen e tyre. Pra, e thënë ndryshe, në prag të duelit miqësor, tekniku italian vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, veçanërisht në aspektin sulmues dhe zbuloi një pjesë të madhe të formacionit me të cilin do të zbresin në fushë kuqezinjtë nesër në Kardif. “E dimë që nuk do të jetë e lehtë të përballemi me ta, pasi janë shumë të fortë jo vetëm fizikisht, por edhe teknikisht. Nuk e di kush do të luajë, duke qenë se patën edhe një miqësore me Francën të martën, por mendoj se do të bëjnë ndryshime. Gjithsesi ne jemi përgatitur për të bërë më të mirën dhe për t’u përballur denjësisht me ta”, theksoi që në fillim trajneri Reja. më pas doli direkt në temë, duke vlerësuar avantazhet dhe disavantazhet e kundërshtarit, ku për Rejën mesfusha dhe sulmi i tyre janë armë e fortë, por kanë pika të dobëta të mbrojtje. “Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, pasi kanë lojtarë të një niveli shumë të lartë si Bale. Luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe do të jetë shumë e vështirë, pasi nuk bëjnë futbollin tipik anglez. Janë shumë të organizuar edhe në prapavijë, megjithatë ky repart është ajo pika e tyre më e dobët le të themi”, shtoi trajneri Reja.

Formacioni, Reja ka dyshime për sulmin

Trajneri Edi Reja dha disa informacione rreth formacionit të sotëm në miqësoren me Uellsin, por duke mos i treguar të gjitha. edhe pse pranoi se e ka v3endosur se me çfarë skeme taktike do të luajë, trajneri i la të hapura disa mundësi në pozicione të ndryshme të fushës. “Pak a shumë e kam vendosur se si do të luajmë ndaj Uellsit. Kam pak dyshime për sulmin, pasi kam 4 lojtarë që janë në formë shumë të mirë dhe nuk kam vendosur akoma. Në mesfushë do të jetë patjetër Abrashi, që mund të luajë me Baren e Çekiçin, që ka bërë shumë mirë në Turqi këtë sezon dhe mendoj se është momenti më i mirë për ta provuar. Në mbrojtje do të jetë treshja klasike me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën, ndërsa në krah po e mendoj sërish se cilët do të luajnë. Kemi dy ndeshje në pak ditë dhe besoj se do të kenë të gjithë mundësi të luajnë e të tregojnë veten”, nënvizoi ai. I pyetur për ngjashmëritë dhe dallimet mes kundërshtarëve të grupit të Shqipërisë, tekniku Reja komentoi edhe rivalët e radhës zyrtarë, Hungarinë dhe Poloninë, parë në raport me kundërshtarët në miqësore që janë Uellsi e Çekia. “Janë dy skuadra shumë të forta dhe mendoj se Uellsi ngjan pak me Poloninë, pasi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Megjithatë Uellsi dhe Çekia janë kualifikuar për në Europian dhe mendoj se duhet të luajmë këto dy ndeshje në mënyrën e duhur për të kolauduar skuadrën tonë. Dua të shoh si do sillemi, për të vlerësuar më pas se ku duhet të përmirësohemi”, theksoi më tej ai. Në fund një pyetje që ka lidhje me Europianin e këtij viti, ku si italian që është nuk la vend për dyshime për qasjen e tij si tifoz. “Unë mendoj se Italia, Franca dhe Anglia janë skuadrat favorite për të triumfuar, por nuk përjashtohen as surprizat. Gjithsesi Uellsi ka lojtarë shumë të fortë përpara dhe një mbrojtje solide”, përfundoi Reja.