BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Reja s’ka krijuar ekip të vetin, operon me elementët që zbuloi De Biazi 1 dekadë më parë

Reja s’ka krijuar ekip të vetin, operon me elementët që

Trajneri Edi Reja e mori drejtimin e përfaqësueses tonë pas shkarkimit të Kristian Panuçit, i cili dështoi ta ngrinte në cilësi ekipin përfaqësues. Ardhja e Rejës, i cili kishte përvojë të madhe në Itali, solli entuziazëm, sidomos në planin taktik, pasi Reja është i ‘sëmurë” pas skemave. Qëllimi kryesor i tij ishte të rinovonte ekipin me lojtarë të rinj dhe ai ka afruar shumë syresh që kur u zyrtarizua në krye të skuadrës, por prurjet e Edi rejës nuk kanë mundur të krijojnë stabilitet në lojë dhe nuk kanë mundur të nxjerrin “out” veteranët që vijojnë të jenë titullarë. Hysaj, Memushaj, Abrashi, portieri Berisha, mbrojtësit Gjimshiti e Veseli, sulmuesit Roshi, Balaj, Cikalleshi e ndonjë tjetër janë ende bërthama e ekipit përfaqësues dhe kjo e vë nën presion trajnerin Reja, i cili ka dashur të harmonizojë të vjetrit me të rinjtë por deri tani suksesi ka qenë i pjesshëm. Është fakt i pamohueshëm që shumica e lojtarëve titullarë që ka në ekip janë zbuluar këtu një dekadë më parë nga ish-trajneri De Biazi. Pra, Reja nuk ka ende ekip të vetin në përfaqësuesen e Shqipërisë.

De Biazi kujton emocionet e Europianit

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi është rikthyer të flasë për kuqezinjtë. Në një intervistë për mediat, italiani me pasaportë shqiptare thekson se në ekipin aktual të trajnerit Reja, janë ende disa lojtarë që luanin edhe në kohën e tij. “Pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Europian, do doja t’i riktheheshim edhe një herë eksperiencës tuaj si trajner i kombëtares shqiptare dhe pjesëmarrja në Europianin e 2016-s. Çfarë emocionesh ju vijnë nder mend kur Armando Sadiku shënoi golin që i dha edhe fitoren e parë Shqipërisë në një turne madhor? Ishte një emocion tepër i madh për të gjithë, për mua, për lojtarët dhe për të gjithë kombin, sepse besoj se ishte një moment i rëndësishëm, historikisht për Shqipërinë, dhe goli i Sadikut vulosi fitoren e pare në një kompeticion te rëndësishëm si Europiani dhe mendoj se ishte shpërblimi i drejtë për një ekip qe meritonte edhe te kualifikohej në fazën e 1/8-ave”, nënvizoi De Biazi.

“Zboret” e moshave zgjojnë interesin e rejës për lojtarë të rinj

Muaji qershor si zakonisht sheh përfaqësueset e moshave të zhvillojnë grumbullime me lojtarë të cilët janë kandidatë për t’u bërë pjesë e ekipeve në ndeshjet zyrtare. Këto ditë, radhën e ka ekipi U-20, i cili do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi. Përfaqësuesja e ndërtuar për të qenë “hambari” i asaj U-21 dhe që ka si trajner ndihmësin e Alban Bushit, Iljas Haxhirajn, është grumbulluar pasi do të zhvillojë më datë 12 dhe me datë 15 dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mal të Zi, ndërsa e kthimit do të luhet në Shkodër. Trajneri ka grumbulluar 23 futbollistë, kryesisht nga klubet shqiptare, por nuk kanë munguar edhe emra nga Shkëndija e Tetovës, apo edhe nga kampionati italian e holandez. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të parë lojtarë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e përfaqësues Shpresa në aktivitetet zyrtare.