
Postuar: 13/11/2019 - 15:26
Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës. Lojtari kuqezi me anë të një statusi në rrjetet sociale, tregon se nuk i është bërë ftesë për dy ndeshjet e fundit që kuqezinjtë do të luajnë. Trajneri Reja tha se lojtari nuk pranoi disa situata që u krijuan në grup, por ja çfarë thotë Grezda:
“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.
Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajner i Kombëtares.
Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësojë popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq zi”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/