BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Reja viziton “fidanishten” e Shkodrës, garanton se futbolli shqiptar ka të ardhme

Reja viziton “fidanishten” e Shkodrës, garanton se futbolli

Zyrat Rajonale të Futbollit, organizuar në këtë formë nga Federata Shqiptare e Futbollit, kanë qenë një strategji e fedratës për të organizuar aktivitete që vlejnë për seleksionimin e lojtarëve të vegjël që më pas të angazhohen në skuadrat kopmbëtare të moshave. Jo vetëm kaq, por tendenca ka qenë që lojtarët e mirë të pikasen dhe mundësisht të angazhohen pranë klubeve që të rriten profesionalisht dhe në këtë pikë ka pasur gjëra pozitive. Por a ia kanë dalë zyrat në fjsalë të FSJF-së në rajonet e ndryshme të vendit që të prodhojnë lojtarë cilësorë për ekipet e moshave? Kjo mbetet për tu parë pas një analize të kujdesshme, por në Shkodër, e cila është një fidanishte e futbollit dhe një prej zyrave kryesore rajonale të FSHF-së, zbarkoi dje trajneri i skuadrës kombëtare, Edi Reja, i cili ishte i shoqëruar nga tekniku i Kombëtares U-19, Armando Cungu. Të gjithë presin më shumë nga moshat, por sesa do të dalë me suskes ky projekt mbetet për t’u parë me ka,limin e viteve, kur oojtarët e përzgjedhur të rriten e t’i bashkëngjiten ekipeve kombëtare.

Reja i kënaqur nga talentet shkodrane

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka ndjekur ditën e djeshme seancat stërvitore të Përfaqësuese Rajonale të Shkodrës për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. I shoqëruar nga stafi i tij, zëvendës trajnerët Serxho Porrini dhe Ervin Bulku, si edhe drejtori teknik Xhiankarlo Kamoleze me specialistin e ekipeve kombëtare, Sulejman Mema, ata kanë ndjekur në detaje seancën stërvitore të aplikuar nga trajnerët Rudi Piraniqi, Brikeno Bizi dhe Astrit Pren?i. Edi Reja nuk e ka fshehur kënaqësinë për punën që bëhet me Përfaqësueset Rajonale nga Federata Futbollit dhe duke folur për fshf.org nënvizoi se i gjithë stafi i tij do të jetë i angazhuar në ndihmë të futbollit të moshave. “U ndjeva shumë mirë në Shkodër, duke parë pothuajse 100 lojtarë që stërviteshin me entuziazëm dhe dëshirë për fanellën që mbanin veshur. Gjithçka ishte e organizuar shumë mirë në fushën e lojës dhe kjo sigurisht që meriton vlerësim, duke parë që puna ecën përpara përtej vështirësi momentale. Kjo është pjesë e projektit të drejtorit Kamolese. Unë mund vetëm të jap këshilla, orientime nga pikëpamja teknike së bashku me bashkëpunëtorët e mi Porrini dhe Bulku. Kemi parë dhe ndjekur gjithçka në detaje. E qartë që tani do të flasim me drejtuesit e Federatës për ti dhënë një linjë dhe një program të qartë. Ne do të ndikojmë shumë më shumë me përfundimin e pandemisë, me stafet tona që do të jenë shumë herë më të pranishme pranë përfaqësueseve rajonale dhe skuadrave të moshave, për të hedhur piketa të rëndësishme për një të ardhme të mirë”, u shpreh trajneri Reja. Trajneri Reja së bashku me stafin e tij do të ndjekin në ditët në vazhdim dhe seleksionimet që Sektori Ekipeve Kombëtare do të zhvillojë për skuadrat Kombëtare U-18, U-19 dhe U-20.

Primavera italiane një tjetër kampionat ku po kërkon Reja

Trajneri Edi Reja nuk e ka shprehur publikisht këtë lëvizje, por ai ka pranuar se kërkon lojtarë moshash nëpër të gjithë Europën, në mënyrë që më cilësorët të kenë mundësinë të veshin fanellën kuqezi dhe t’i japin një shans përfaqësueses për vitet në vijim. Në kampionatin e të rinjve në Itali (Primavera), luajnë një numër shumë i madh lojtarësh të rinj me origjinë shqiptare, të cilët angazhohen me skuadrat e ndryshme të njohura në Itali e një pjesë kanë mundur t’u ngjiten edhe ekipeve të para në Serinë A italiane. Rasti i Kumbullës që kaloi nga të rinjtë për tek ekipi i parë i Veronës e më pas tek Roma, tregon se një pjesë e tyre arrijnë të çajnë në nivele shumë të larta. Trajneri Reja është duke i ndjekur të gjithë ata dhe po mban shënime, pasi në këtë kategori mund të ketë lojtarë që i vlejnë projektit të Kombëtares për Euro-2024 apo dhe Botërorit të vitit 2026. Deduksionet nga lëvizjet e fundit të Rejës ende nuk janë dhënë, por trajneri me siguri që do të flasë për këtë tur vëzhgimi në ditët në vazhdim.