
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Rekord i ri individual në futboll, Mesi arrin 300 asiste në karrierë

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Mars 2023

Një prej lojtarëve më të mirë në botë vijon të thyejë rekorde të tjera në karrierën e tij, këtë herë jo si golashënues, por si asistues i papërballueshëm dhe i pakonkurrueshëm. Kështu, pranohet dhe në median sportive franceze se Lionel Mesi është një nga lojtarët që nuk njeh limite, teksa rekordet që ai ka vendosur janë të panumërt. 35-vitet që ka mbi supe janë vetëm një numër për të, teksa së fundmi argjentinasi ka thyer një tjetër rekord. Sulmuesi shërbeu saktë për Mbape në fundin e ndeshjes ndaj Brest, por ky nuk ishte një asist dosido, pasi është i 300 në karrierën e Mesit. Asnjë lojtar tjerë nuk ka arritur një rekord të tillë më parë në nivele të larta, me Mesin që vendos një tjetër rekord të veçantë, që do të jetë e vështirë për t’u arritur. Mesi u kurorëzua kampion bote në fundin e vitit të shkuar, duke mundur me Argjentinën e tij Francën në finalen e Katarit. Mesi është në muajt e fundit të kontratës me PSG dhe e ardhmja e tij është ende e pavendosur. Kampionët e Francës e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre që Mesi të rrijë në Paris, ndërsa dhe Barcelona e do një rikthim të “pleshtit”. Opsion tjetër për Mesin mund të jetë dhe Amerika, me Inter Miami që po bën çmos që të bindë argjentinasin që të transferohet në “tokën e premtuar”. Ndërkohë, klubi i Paris San Zhermenit është hedhur në aksion për të bërë në verë një tjetër goditje spektakolare, pasi i ka “bënë syrin” njërit prej sulmuesve më të mirë në botë. Kjo lëvizje shihet si një presion ndaj Mesit që të rinovojë kontratën, para se “pleshti” të bindet që të largohet drejt një destinacioni të ri. Kështu, “RMC SPORT” bën të ditur se klubi parisien ka hedhur sytë nga Erling Haland dhe kërkon me çdo kusht sulmuesin norvegjez. Oferta për të bindur Mançester Sitin është nga ata që vështirë se mund të refuzohen, pasi shifra që përmendet në lajmin e medias franceze është 197 milionë euro. Kjo, sa për të filluar bisedimet, pasi sigurisht që anglezët pritet të kërkojnë që të thyejnë rekordin prej 22 milionë eurosh që PSG pagoi për Nejmar kur e transferoi nga Barcelona. Por “RMC Sport” insiston se kjo nuk do të thotë që Mbape do të largohet nga PSG. Përkundrazi, në klub duan të investojnë që të përforcojnë sulmin duke formuar një dyshe të pandalshme për këdo, me francezin dhe norvegjezin së bashku në një repart. Nëse do të realizohej kjo, atëherë Mesi dhe Nejmar dalin të tepërt dhe do të duhet të gjejnë skuadër tjetër për sezonin e ri. Për argjentinasin një opsion është rikthimi tek Barcelona, ku presidenti Huan Laporta e ka lënë të hapur derën që ai të riveshë fanellën blaugrana.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
