BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Sport

Rënia e klubeve të traditës, në Kategorinë e Parë ka emra më të mëdhenj se gjysma e Superiores

Rënia e klubeve të traditës, në Kategorinë e Parë

Kategoria Superiore ka një format me 10 skuadra, përgatitur në këtë formë për të rritur nivelin dhe rivalitetin, në një garë me katër faza, ku ka shumë duele direkte dhe kjo ndihmon që të ketë një garë të ethshme për titullin. Por problemet e futbollit shqiptar kanë bërë që klube të traditës e emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të dergjen në kategoritë inferiore. Kjo ndodh për shkak të sistemit të dështuar në sport, ku ka pasur shkatërrime masive të infrastrukturës, investime të pakta dhe natyrisht mungesë profesionalizmi në trajnim. Natyrisht, këto probleme i kanë kaluar edhe klubet e kryeqytetit, si Tirana, Partizani e Dinamo, që në kohë të ndryshme kanë përjetuar makthe duke rënë nga kategoria dhe në situata shumë të vështire mbijetese sikurse ka ndodhur me Dinamon e cila u kthyer në elitë pas afro një dekade. Tani që skuadrat e kryeqytetit ndodhen të trija në elitë, duket se problemi është rikthyer sërish në rrethe, ku emra të mëdhenj të futbollit, në mungesë të vëmendjes, po humbasin çdo ditë vlerat e tyre historike, pasi u mungon investimi që i mban ata në kushtet e rivalitetir dhe të pretendimeve. Kështu, emra si Elbasani, Flamurtari, Besa, Lushnja, Tomori Besëlidhja, Luftëtari e ndonjë tjetër ndodhen në situata aspak të mira dhe krejtësisht të pafavorshme në planin afatgjatë, sepse u është dëmtuar grupi cilësor, ka rënie të cilësisë menaxhuese dhe nuk gëzojnë për së shpejti kapacitete që mundësojnë rikthimin në elitë.

Flamurtari i mbytur në borxhe

Flamurtari është një prej klubeve që ka shkruar histori në futbollin shqiptar, por në një sistem si ky e në një kohë të çmendur si kjo historia nuk pi ujë. Klubi vlonjat ka shfaqur kriza të herëpashershme dhe tani së fundmi ka rënë nga kategoria dhe ndodhet në krizë financiare, sepse ka borxhe të shumta. Ky fakt pohohet edhe në media të tjera, ndërkohë që shumë lojtarë e kanë çuar klubin nëpër gjyqet e UEFA-s. Idetë e hedhura së fundmi insistojnë që klubi të privatizohet e t’i jepet mundësia e përtëritjes.

Besa pa stadium

Një tjetër emër i madh i futbollit tonë është Besa e Kavajës, skuadër që gjithmonë ka qëndruar në elitë edhe në kohën e monizmit. Investimi i paktë, mungesa e investimeve nga bashkia e ajo që është akoma më e rëndë, për këtë klub nuk ka një stadium komod, gjë që në kohën e investimeve të shumta që janë bërë në infrastrukturë Besa e meritonte. Në Kavajë vazhdimisht shpresojnë të ngjiten në elitë, por me këto halle nëpër këmbë duket mjaft e vështirë.

Lushnja në krizë, Luftëtari e nis nga zero

Lushnja është një tjetër emër i spikatur i futbollit tonë, por kjo skuadër po vuan mungesën e një menaxhimi serioz. Bashkia e ka investuar këtë ekip, por koha ka treguar se investimet e bashkive nuk japin sukses. Akoma nuk dihet se çfarë drejtimi do të marrë skuadra e Lushnjës. Ekip të tjera si Luftëtari, gjithashtu me histori nga mbrapa, duket se e kanë nisur nga zero, pas rënies në kategoritë më të ulëta dhe krizave të gjithanshme. Edhe gjirokastritët duan të ringrihen, por sa do të bëhet realitet kjo mbetet për tu parë. Apolonia, një tjetër emër i madh dergjet në inferiore, po ashtu Tomori i beratit e Besëlidhja e Lezhës.