BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Sport

Rënia e portierëve kuqezi, Berisha dhe Strakosha kanë humbur pozitat e tyre në Serie A

Rënia e portierëve kuqezi, Berisha dhe Strakosha kanë humbur

Dy portierët e Kombëtares, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, kanë humbur pozitat e tyre në kampionatin italian të futbollit, pasi nuk gëzojnë statusin e titullarit në klubet ku luajnë. Berisha u bë pjesë e Torinos këtë sezon, një skuadër e njohur e Serisë A, por atje ai nuk ka staturën e titullarit, pasi që në merkato kur u ble ishte e qartë se do të ishte portier i dytë. Gardiani kuqezi, që ka një kontribut të çmuar në ekipin përfaqësues, sidomos në kualifikueset e Euro-2016, por edhe më pas, ndodhet në pozita të pafavorshme, edhe pse ka deklaruar se do të bëjë çmos që të fitojë rol titullari në javët e muajt në vijim. Edhe Strakosha ka pasur probleme me Lacion e tij. “Gardiani” kuqezi ka prej një viti që e ka humbur rolin e titullarit, më saktë të themi i humbi pozitat e tij pas ardhjes së spanjollit Pepe Reina, i cili ka marrë detyrën e portierit kryesor, duke e postuar në stol shtatlartin e përfaqësueses tonë. Në rrethanat e krijuara, Strakosha kërkoi në fillim një alternativë të re, madje u përmendën emra të ndryshëm klubesh në Gjermani, në Premier League angleze, apo dhe La Liga spanjolle e Ligue 1 franceze. Por asnjëra alternativë nuk ishte në lartësinë e kërkuar dhe vetë Lacio refuzoi ta shesë portierin apo ta çojë në huazim. Kështu që Strakosha do të jetë i detyruar të punojë fortë e të rivalizojë me Reinën, për të pritur me qetësi momentin e tij, sepse edicioni është i gjatë. Parë në këtë kuadër, si Berisha tek Torino, ashtu dhe Strakosha tek Lacio, janë në moment të vështirë dhe aspak premtues, pasi nuk gëzojnë statusin e titullarit dhe kjo i penalizon shumë për vazhdimësinë. Sidoqoftë, statura e tyre fizike, eksperienca dhe elementë të tjerë sportivë u japin atyre shanse të rikthehen sërish si titullarë dhe në majën e futbollit italian.

Kombëtarja, shansi i tyre

Ndërsa nuk po luajnë me ekipet e tyre, në Kombëtare dyshja Strakosha-Berisha kanë qenë të pandarë e të pakonkurrueshëm deri tani. Në horizont është shfaqur edhe Gentian Selmani, që ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën e tij në Turqi. Por Selmani ka qenë thjesht në pankinë, pasi ndeshjet e fundit, nga tre të tilla, në dy takime u aktivizua Berisha dhe në një tjetër, atë ndaj San Marinos, u aktivizua Strakosha. Pra dyshja Berisha-Strakosha duket se e ka uzurpuar katërkëndorin e përfaqësueses, si të paprekshëm, luajnë apo nuk luajnë titullarë në radhët e skuadrave të tyre. Megjithatë, duhet pranuar se të dy kanë kontribute thelbësore me përfaqësuesen, sidomos Berisha që ka shumë ndeshje si kuqezi, por edhe Strakosha ka luajtur ndeshje të mëdha dhe e ka fituar me meritë këtë rol dhe veshjen e fanellës së Kombëtares. Pra është e qartë se ata të dy do të jenë të grumbulluar nga trajneri Edi Reja deri në fund të këtyre eliminatoreve, kurse në vazhdim do të shihet performanca e tyre në ligat ku luajnë, në të kundërt Selmani mund të marrë prioritet për të qenë titullar në përfaqësuese. Sa kohë luajnë, qoftë dhe pak minuta, duke qenë se janë pjesë e një kampionati elitar si Serie A, Berisha e Strakosha do t’i ruajnë pozitat e tyre edhe në Kombëtare.