BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Revista “Forbes” nxjerr Ronaldon para Mesit si lojtari më i paguar në botë

Revista “Forbes” nxjerr Ronaldon para Mesit si lojtari më i

Revista e llogarit portugezin me 125 mln dollarë në vit si futbollistin më të paguar, 15 mln mbi Mesin. Para Ronaldos janë Federer, Xhejms dhe Uds

Një nga revistat më të njohura në botë është “Forbes”, e cila prej shumë e shumë vitesh tashmë publikon edhe renditjen e njerëzve më të pasur, përfshi dhe ata nga bota e sportit. Transferimet e futbollistëve dhe sportistëve të tjerë në treg sjell ulje-ngrohje në përfitime, por duket e Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi nuk e kanë humbur rivalitetin midis tyre si lojtari më i paguar, ku herë del njëri në krye e herë tjetri. Natyrisht që nuk janë sportistët më të paguar në botë, pasi listës i kryesojnë amerikanët e basketbollit, apo dhe ai i golfit, Tajgër Uds, apo dhe tenisti zviceran Roxher Federer, të cilët marrin shumë më tepër gjatë vitit se dy futbollistët më të mirë në botë. Mbetet të shihet se si do të shkojë viti për Mesin e Ronaldon, por të dhënat e fundit japin portugezin më të avancuar në përfitime dhe kjo falë klubit të Mançester Junajtid. Kështu, sipas “Forbes”, transferimi i Kristiano Ronaldos në “Old Traffod”, aty ku kishte shkëlqyer në fillimet e karrierës së tij në periudhën 2003-2009, po rezulton një lëvizje e goditur si për “Djajtë e Kuq” ashtu edhe për CR7. “Ylli” portugez ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e para me Mançester Junajtid, çka tregon impaktin e menjëhershëm që ka patur në skuadrën e drejtuar nga Solskjaer. Përveçse për formën që po shfaq, Ronaldos kalimi në klubin e famshëm anglez i ka vlejtur shumë edhe në aspektin financiar. Sipas revistës “Forbes”, CR7 do të jetë futbollisti që do të përfitojë më shumë para gjatë sezonit 2021-2022, duke zhvendosur në vendin e dytë rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Mesi. Ronaldo pritet të fitojë 125 mln dollarë (91.5 mln stërlina), pa hequr taksat, gjatë sezonit 2021-22, me 70 mln dollarë (51.25 mln stërlina) që vijnë nga paga e tij dhe shpërblimet për kthimin në “Old Trafford”. Mesi, ndërkohë, ulet në vendin e dytë me 110 mln dollarë (80.5 mln stërlina), ndërsa pas “yllit” argjentinas renditen shokët e tij të skuadrës te Paris San Zhermen, Nejmar dhe Kilian Mbape. Pesëshja më e mirë kompletohet nga Mohamed Salah i Liverpulit. Si krahasohet Ronaldo me sportistët e tjerë? Me 55 mln dollarë (40 mln stërlina) fitime që vijnë nga marrëveshjet komerciale, Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë kur është fjala për të ardhurat e sponsorizimit. Vetëm tre atletë të tjerë aktivë fitojnë më shumë para nga marrëveshjet me sponorët se CR7: Roxher Federer (90 mln dollarë/66 mln stërlina), LeBron Xhejms (65 mln dollarë/48 mln stërlina) dhe Tajger Uds (60 mln dollarë/44 mln stërlina).