BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Revolucioni i Rejës sheh Sadikun e Balajn jashtë Kombëtares, investohet tek Broja e të tjerë

Revolucioni i Rejës sheh Sadikun e Balajn jashtë Kombëtares,

Armando Sadiku ka qenë ndër futbollistët më të mirë të viteve të fundit në Kombëtare, ku ka mundur të shënojë gola me peshë dhe me vlerë sikurse ishte ai që realizoi në Europianin e Francës në vitin 2016, goli i parë dhe i vetëm shqiptar deri më tani në një fazë finale të një Europiani, i shënuar në ndeshjen e tretë në grup, përballë Rumanisë. Por pas Europianit Sadiku kaloi shumë peripeci me dëmtimet, por edhe me lëvizjet në shumë skuadra, duke njohur oshilacione të shumta në lojë e për pasojë duke mos pasur vijimësinë e duhur edhe në statistikat e golit, gjë që e penalizoi shumë. Sidoqoftë, sezonin e shkuar ai pati një paraqitje të mirë me Malagën në Ligën e dytë spanjolle, ku u dhanë shenjat e një gjallërimi, dëshmuar dhe me ftesën që pati në Kombëtare. Por edhe pse është grumbulluar, ai po merr shumë pak minuta, madje në ndeshjet e f undit nuk ka qenë fare në planet e trajnerit Reja dhe nuk është rastësi. Tekniku veteran italian e ka vënë theksin tek të rinjtë, gjë kjo që u pa si duhet në ndeshjet e tetorit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Me pak fjalë, Sadiku e ka humbur prioritetin për tu ftuar në Kombëtare e për të pasur rol parësor. Tani po dalin të rinjtë, të cilët Reja i ka përzgjedhur për projektin e tij katërvjeçar.

Balaj e Cikalleshi një “bast i humbur”

Nuk është vetëm Sadiku, pasi edhe Bekim Balaj e Sokol Cikalleshi e kanë humbur orientimin e tyre në ekipin përfaqësues. Natyrisht, nuk pritet një largim i shpejtë i tyre nga ekipi kuqezi, pasi kanë ende rrugë për të bërë, por dy shtatlartët e sulmit të përfaqësueses nuk kanë pasur ato rezultate mbi të cilat ishin bërë parashikimet. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha, por nuk kanë statistika që të bindin. Cikalleshi ka luajtur, në fakt, në nivele më të mira në Kombëtare, duke shënuar, por edhe duke bërë ndeshje me nivel që kanë pasur impakt. Balaj është shumë i fortë në lojën në ajër por edhe me këmbë, por ai nuk ka pasur statistika aq të mira në ekip-in kuqezi. për momentin Cikalleshi është në Turqi, kurse Balaj me Shturm Grazin në Austri. Të dy e presin një ftesë nga trajneri Reja, por pak shanse kanë të luajnë titullarë, nisur dhe nga zhvillimet e fundit në Kombëtare, ku asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e formacionit. Ka gjasa që Reja të preferojë të rinjtë para tyre.

Broja e Seferi, të rinjtë që krijojnë më shumë raste se të vjetrit

Në një Kombëtare është e rëndësishme që të harmonizohen repartet, por edhe mosha e lojtarëve të rinj me ata më të vjetër. E ndërsa revolucioni i trajnerit Reja planifikon “pensionin” për shumë emra në përfaqësuese, si Memushaj, Xhaka, Abrashi, Balaj, Cikalleshi, e ndoshta dhe Roshi me ndonjë tjetër, me siguri që tekniku veteran italian po mendon për emrat e rinj dhe një pjesë prej tyre kanë mundur të përfshihen direkt në 11-shen titullare si Bare, Uzuni, Manaj, e së fundmi dy sulmuesit, Taulant Seferi dhe Armando Broja. Ky i fundit po luan me sukses tek Viteshe në Holandë, ku ka bërë edhe gola me vlerë në ndeshjet zyrtare dhe konsiderohet sulmues me të ardhme në përfaqësuese. Mbetet të shihet performanca e tij në ndeshjet e nëntorit, por për Rejën, i cili i besoi rol titullari në dy takimet e fundit, ai është “ok”. Pra Broja e ka fituar bastin e tij, ndoshta dhe Seferi, kështu që emrat e “vjetër” si Sadiku, Balaj e Cikalleshi janë tani një “bast i humbur” në raport me të rinjtë. Broja luajti shumë mirë kundër Kazakistanit, duke krijuar plot raste dhe dha dëshmi të një lojtari në rritje, kurse Seferi ishte surprizë në formacion, pasi nuk ishte parashikuar titullar, por edhe ai krijoi raste. Pavarësisht se nuk shënuan, të dy lojtarët lanë shije të mirë dhe Reja ka pranuar që Broja e Seferi janë në planet e tij edhe në vijim. Në këtë mënyrë, Broja duket se po nxjerr “offside” Balajn dhe Cikalleshin, kurse Seferi, Manaj e ndonjë tjetër po nxjerrin në “pension” para kohe sulmuesin Armando Sadiku. Gjithsesi, çdo gjë do të zbardhet në duelet e nëntorit, kur të shpallet lista e të besuarve të trajnerit Edi Reja.