BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Rexhildo Zeneli, tjetër finalist i i Kampionatit Ballkanik të Boksit

Rexhildo Zeneli, tjetër finalist i i Kampionatit Ballkanik të Boksit

Në Kampionatin Ballkanik të Boksit që po zhvillohet në Kroaci, merr pjesë edhe një skuadër me boksierë cilësorë nga Shqipëria. Pas suksesit të korrur të premten, me 4 boksierë nga tanët që arritën në finale, dje ishte radha e Rexhildo Zenelit që korri një sukses të rëndësishëm, duke e kapur edhe ai finalen e madhe në peshën trupore 64 kg. Duhet thënë se Zeneli mundi rivalin e tij maqedonas dhe siguroi një fitore 5-0, fitore bindëse dhe që e konfirmon atë si një prej boksierëve më cilësorë të aktivitetit, pretendent për medaljen e artë.

Dominimi i ndeshjes nga Zeneli tregon dhe një herë se ai ka cilësi dhe bën diferencë, por në të njëjtën kohë ai është pretendent për të kapur normën olimpike, i vetmi nga boksi ynë që mund ta realizojë këtë dhe shansi do t’i jepet këtë muaj në Kampionatin Europian, atë aktivitet që u ndërpre një vit më parë për shkak të pandemisë. Zenelit i duhet një fitore e pastër në atë aktivitet që të sigurojë pjesëmarrjen në Olimpiadë.

Ndërkohë, të dielën në mbrëmje do të luhen disa prej finaleve të Kampionatit Ballkanik të Boksit, ku shpresohet që kuqezinjtë e dorezave të tregohen në lartësinë e duhur dhe të sjellin medalje ari në Shqipëri. Janë 5 boksierë nga Shqipëria që garojnë në finale në kategori të ndryshme peshash dhe ky është një sukses i madh i skuadrës kombëtare të boksit.