BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Sport

Rezulton pozitiv me koronavirus Ronaldo

Rezulton pozitiv me koronavirus Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka rezoltuar pozitiv me koronavirus dhe e ka lënë skuadrën e Portugalisë për tu izoluar. 

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka deklaruar se testi i Ronaldos ka rezultuar pozitiv.

Federata sqaron se ylli portugez është asimptomatik, ndërsa është vendosur në izolim. Ronaldo ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, e cila do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Ronaldo do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave për Juventusin në Serie A.