
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Riadi “epiqendra” e futbollit, Interi “thërrmon” Milanin në Superkupën e Italisë, Asllani fiton trofeun e parë në karrierë

Shkruar nga Dario VELAJ 19 Janar 2023

Beteja e radhës së luftës së përjetshme Milanit dhe Interit pa ditën e djeshme si fitues legjitim zikaltërit. Skuadra e Simone Inzagit triumfoi pastër ndaj djemve të Stefano Piolit në Riad të Arabisë Saudite duke siguruar trofeun e Supërkupës së Italisë. 3 golat e Dimarkos, Xhekos dhe Lautaro Martinezit firmosën suksesin e parë sezonal të zikaltërve, të cilët harrojnë përkohësisht ecurinë jobindëse të këtij edicioni në kampionatin italian. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të Italisë nuk bënë asgjë për të fituar këtë trofe komplementar. Kjo finale madhështore pasoi “El Clasicon” Real Madrid-Barcelona të 4 ditëve më parë në të njëjtin stadium, në kuadër të Supërkupës së Spanjës. Tashmë, të dyja ekipet duhet të mendojnë për kampionatin, por dhe Ligën e Kampioneve, ku dëshirojnë të lënë gjurmë pas shumë vitesh zhgënjimi dhe mungese.
Pjesa e parë
Fituesit e Kupës së Italisë në sezonin e kaluar i mbyllën hesapet e finales së djeshme me “kushërinjtë” kuqezi që në pjesën e parë. Në minutën e 10-të, anësori Federico Di Marco finalizoi me sukses asistin e mesfushorit Nikolo Barela. Por, skuadra e Inzaghit bëri detyrën si ekip i vërtetë kampion. Veterani boshnjak Edin Xheko nuk hasi aspak vështirësi në minutën e 21-të duke manovruar lehtësisht brenda zonës së “Djallit” dhe shkundi rrjetërn e Tatarushanut. Me rezultatin 0-2, Interi shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes dhe mendoi të thellonte triumfin ndaj Milanit në pjesën e dytë.
Pjesa e dytë
I kritikuar për pasigurinë dhe shpërdorimet e shumta të rasteve të pastra para portës, Lautaro Martinez, tashëm dhe me statusin e kampionit të botës me Argjentinën, shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij por dhe të “Derbit të Madoninës”. Në minutën e 77-të, ai i kalon “nën hundë” qendërmbrojtësit rival Fikaio Tomori dhe nuk vonohet përpara portierit rumun të Milanit ta “gozhdojë”. Sulmuesi argjentinas shënon me stil “trivela”. Inzaghi mendoi t’i jepte minuta edhe mesfushorit të kombëtares sonë Kristjan Asllani duke e aktivizuar në minutën e 84-rt në vend të turkut Hakan Çalhanoglu. Për 20-vjeçarin shqiptar, ky është trofeu i parë në karrierën profesioniste dhe këtë trofe do ta kujtojë gjithë jetën e tij.
E veçanta
Tekniku i Interit Simone Inzagi barazoi kolegun të Juventusit Masimiliano Alegrin dhe ish-teknikun legjendar italian Marçelo Lipin në Superkupën e Italisë me 4 trofe. Ish-sulmuesi lacial e ka fituar këtë kupë dy herë me Lacion dhe 2 herë me Interin. Në krye të pankinës së zikaltërve, ky është titulli i tretë.
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
