BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Riberi tërhiqet nga Bajerni pas 12 vjetësh, do t’i bashkohet Ksavit në Katar

Riberi tërhiqet nga Bajerni pas 12 vjetësh, do t’i bashkohet

Bajerni i Mynihut regjistroi një fitore të madhe ditën e dielë përballë Fortuna Dyseldorfit, duke e mundur me rezultatin 4-1. Ishte një trepikësh me mjaft vlerë në një duel në transfertë, sukses që e bën Bajernin të rimarrë kryesimin e Bundesligës edhe pas javës së 29-të. Natyrisht, kur mbeten dhe 5 javë deri në përfundim të kampionatit, bavarezët udhëheqin garën me 67 pikë, një më shumë sesa Borusia e Dortmundit që ka 66 pikë. Megjithatë, fitorja e djeshme në transfertë jep shanse që Bajerni tani e tutje vetëm të menaxhojë epërsinë. Në kulmin e sezonit, vjen dhe një lajm që tërheq vëmendje. Mesfushori me tipare sulmuese, Frenk Riberi, lojtar polivalent dhe me një karrierë të spikatur në radhët e klubit gjerman, ka vendosur të tërhiqet në fund të sezonit, jo për të mbyllur karrierën e tij si futbollist aktiv, por për të kaluar në radhët e një klubi të ri, klub sheikësh, që do t’i japin mundësinë të fusë në xhep disa miliona dhe të luajë “për qejfin” e tij në këtë vite të fundit të karrierës së tij. Sikurse raportojnë edhe vetë mediat franceze, pas 12 viteve tek Bajerni i Mynihut, duket se aventura e Frenk Riberi me bavarezët ka mbërritur në fundin e saj. Me fanellën e gjigandëve bavarezë të Bundesligës, futbollisti francez, mes titujve të shumtë në kampionatin gjerman, ka triumfuar edhe njëherë në kompeticionin më madhor të klubeve, siç është Liga e Kampionëve. Vitet e fundit, 36-vjeçari është penalizuar nga dëmtimet e shpeshta që nuk e kanë lejuar të shprehet në fushën e lojës. Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar vetëm 5 gola. Ndërkaq, Riberi nuk do të largohet përfundimisht nga futbolli aktiv, pasi për sulmuesin francez ofertat nuk mungojnë dhe sipas raportimeve të mediave gjermane, francezi ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Katar. Më saktësisht bëhet fjalë për skuadrën e Al Sad Sport Club, në të cilën aktivizohet edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Ksavi Hernandez. Nga ky transferim, gjithnjë nëse konfirmohet, Riberi do të përfitojë një kontratë me shumë zero nga mbrapa, pasi francezi do të ishte një vlerë e shtuar, pas Ksavit, në skuadrën nga Katari. Në të vërtetë, Ksavi zgjodhi të luajë në vendin arab pas ofertës së parezistueshme financiare, por e njëjta gjë do të vlejë edhe për Riberinë, i cili do të ketë një shans më shumë në karrierën e tij për të bërë para. Kuptohet, ai i paguar ka qenë edhe tek Bajerni, por me klubin gjerman nisën problemet e aktivizimit si pasojë e dëmtimeve të shumta. Kurse me skuadrën e Al Sadit do të ketë mundësinë të luajë titullar vazhdimisht dhe do të fitojë para në një kohë të shkurtër. Padyshim që kjo ofertë kishte kohë që kishte mbërritur në adresë të tij dhe para se të varë këpucët në gozhdë, Riberi do të provojë një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme. Sheikët në rastin e tij janë të mirëpritur dhe francezi me të gjitha gjasat do të kalojë në Katar në muajin qershor.

Adriatik BALLA