BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Rikthehen emocionet e derbit të “Madoninës”, Milani dhe Interi vënë në lëvizje grupet ultras

Rikthehen emocionet e derbit të “Madoninës”, Milani dhe

Të dielën luhet një prej kryendeshjeve të Serisë A italiane, një prej ndeshjeve më emocionuese sikurse është derbi i “Madoninës’, Milan-Inter. Ky derbi është shumë domethënës për ecurinë e skuadrave në kampionat dhe natyrisht për objektivat e tyre sezonalë. Të dy skuadrat lakmojnë titullin, por duket e Interi po kalon një moment më të mirë. Në fakt, derbi i Milanos do të luhet në orën 15:00, por sërish pa praninë e tifozëve, por fansat më të zjarrtë të të dy skuadrave kanë gjetur një mënyrë për t’u dhënë mbështetjen futbollistëve përkatës në prag të sfidës. Kështu tifo-grupi ultras i Milanit “Curva Sud” ka ftuar të gjithë anëtarët dhe tifozët kuqezi që të grumbullohen në hyrjen 14 të stadiumit “San Siro” të dielën në orën 12:30 për të mbështetur skuadrën kur autobusi të futet në parkimin e impiantit. Nga ana tjetër tifo-grupi ultras i Interit “Curva Nord” u bëri apel të gjithë tifozëve të ngjyrosin zikaltër Milanon nëpërmjet shpalosjes së pankartave, flamujve, bluzave apo shalleve me ngjyrat e fanellës së klubit. Përgjigja ishte e menjëhershme dhe të gjithë tifozët që e bënë një gjest të tillë, nuk ngurruan të shpërndajnë fotot në rrjetet sociale me kodin e përgatitur enkas për këtë aksion, ndërsa organizatorët po planifikojnë të tjera aksione në mbështetje të skuadrës së trajnerit Antonio Konte. Ky do të jetë derbi i tretë radhazi mes Milanit dhe Interit, që luhet pa praninë e pjesës më të bukur të tij, tifozëve, të cilët shpresojnë në një rikthim në shkallët e “San Siros” menjëherë në derbin e sezonit të ardhshëm. Ndërkohë, të dy klubet po ideojnë lëvizjet e tyre për merkaton e verës, madje ka dhe përplasje objektivash në këtë drejtim. Lakmohen futbollistët që e kanë “masakruar” rivalin, si një forcë e shtuar dhe duket e Interi, edhe në këtë drejtim, ka bërë një hap përpara. Kështu, me Eshli Jang të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe do të rikthehet në Angli, Inter po planifikon afrimin e një futbollisti për krahun e mjaftë dhe së fundi ka dalë në skenë emri i Simone Bastonit. Mbrojtësi i majtë i Spezias ka bërë paraqitje mjaft të mira në sezonin e tij të parë në Serinë A dhe fundjavën që lamë pas gjeti edhe golin e parë në elitën e futbollit Italian, duke i shënuar pikërisht Milanit me një goditje potente. Simone Bastoni ndiqet me interes edhe nga klube si Atalanta, Lacio e Napoli, por së fundi në garë është future Interi që kërkon të përfitojë nga situata kontratore e mbrojtësit të majtë, për ta marrë në Milano. Kjo pasi 24-vjeçari ka kontratë me Spezian deri në verën e 2022-shit dhe klubi ligur mund të pranojë shitjen e tij për rreth 10-15 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga ana e zikaltërve. Për më tepër, Bastoni është një mbrojtës shumë teknik dhe i shpejtë, që pëlqen shumë avancimin në sulm, ndaj Konte e sheh si profilin ideal për t’i besuar një fanellë titullari në “3-5-2”-shin e tij, me një tjetër Baston pas shpine, mbrojtësin 22-vjeçar zikaltër Alesandro, i cili po shkëlqen prej dy sezonesh.