BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Sport

Rikthehen përplasjet e federatave për talentet, Kosova një hap para Shqipërisë

Rikthehen përplasjet e federatave për talentet, Kosova një hap

Shqipëria dhe Kosova kthejnë dhe një herë tjetër rivalitetin midis tyre për elementët cilësorë shqiptarë që luajnë në kampionatet e ndryshme europiane. E ndërsa më herët vëmendja ishte për lojtarët me origjinë nga Kosova, tani ky rivalitet bëhet kryesisht për lojtarët që kanë lindur në trojet shqiptare në Maqedoni ose kanë origjinën e prindërve nga ky vend. Por nuk janë vetëm dy federatat shqiptare të futbollit që përplasen për kualitetet, pasi në lojë janë dhe federatat e atyre vendeve që i kanë spikatur lojtarët dhe kanë investuar për ta në radhët e ekipeve të moshave të vendeve të tyre. Një prej këtyre vendeve është Zvicra, e cila mban një numër të madh lojtarësh shqiptarë, vend prej të cilit edhe më herët kanë dalë shumë lojtarë që kanë ardhur në Kombëtaren e Shqipërisë. Duket se betejën në rivalitetin Shqipëri-Kosovë po e fiton kjo e fundit, pasi, pikërisht në dy vitet e fundit ka mundur të thithë më shumë elementë. Kjo tregon se FSHF ose nuk ka qenë agresive në treg, ose nuk ka mundur të bindë elementët më të mirë, që dukshëm në këtë periudhë po shkojnë drejt Kosovës. E ndërsa Shqipëria e Kosova e kanë rivalitetin midis tyre, duket se Zvicra po i mallkon, pasi lojtarët shqiptarë për hir të së vërtetës i ka pikasur ajo së pari dhe ajo ka investuar për kualitetin tyre deri në moshën 20 vjeç. Pra FSHF dhe Kosova i marrin të gatshëm dhe kjo çështje ka shkuar deri në FIFA më herët, por qeveria botërore e futbollit u ka dhënë të drejtën lojtarëve të zgjedhin.

Zeqiri kalon tek Kosova, për të tjerët ka betejë përkatësie

Andi Zeqiri është futbollisti i fundit që ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Rrugën e tij pritet ta ndjekin edhe portieri Amir Shaipi dhe dy sulmuesit Astrit Selmani dhe Aldin Turkes. Bisedimet me të tre futbollistët i ka konfirmuar të enjten për median kosovare “Koha” një zyrtar i lartë i Federatës së Futbollit të Kosovës. “Kemi filluar bisedimet me të dy futbollistët Astrit Selmanin dhe Aldin Turkesin, derisa për Amir Shaipi parimisht është pajtuar të na bashkohet, por ka mbetur që kryetari Agim Ademi të udhëtojë për t’u takuar me të. Ka qenë e paraparë më herët, por shkaku i pandemisë është shtyrë udhëtimi. Mirëpo, në momentin e parë që do të ketë lëvizje të lirë, kryetari Ademi do të udhëtojë drejtë Zvicrës. Besojmë se marrëveshja do të arrihet që këta tre futbollistët t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK-së në kushte anonimiteti. Portier Shaipi, i gjatë 194 centimetra, është pjesë e Shafhausenit që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. 19-vjeçari është edhe reprezentues i U-21 të Zvicrës. Edhe sulmuesi Turkes është pjesë e klubit zviceran të Kategorisë së Dytë, Lozane, derisa më herët ka qenë pjesë kategorive të reja të Zvicrës dhe së fundit 24-vjeçari ka luajtur një ndeshje për Shpresat e Bosnjës. Ndërkohë, Selmani në elitën e Suedisë ka debutuar me dy gola dhe një asistim në fitoren e Varbergsit kundër Helsingborgut me rezultatin 3:0. 23-vjeçari nuk është paraqitur për asnjë shtet. Po i njëjti burim ka konfirmuar se ka pasur bisedime edhe me mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Pajtim Kasami dhe po ashtu edhe me futbollistin e ri Lindrit Shala. “Të gjithë futbollistët janë përcjellë nga stafi i ekipit kombëtar të Kosovës në krye me përzgjedhësin Bernard Shalond”, ka thënë burimi i gazetës.

Kosova i “vjedh” Zvicrës një tjetër talent shqiptar, ka polemika

Kosova ka siguruar shërbimet e një tjetër talenti. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin, i cili deri më tani ishte aktivizuar me skuadrën U-21 të Zvicrës, por që nga shtatori pret ftesën e “Dardanëve”. Pritet që Zeqiri të jetë në listë për ndeshjen gjysmëfinale në Ligën e Kombeve përballë Maqedonisë së Veriut. Më parë, 20-vjeçari ishte takuar me presidentin e Federatës së Kosovës, Ademin dhe ky mendohet si momenti në të cilin futbollisti është bindur plotësisht. Ndërkohë, në mediat zvicerane është pasqyruar me keqardhja lajmi se Zeqiri tashmë do jetë pjesë e Kosovës dhe helvetët do të humbasin një element të rëndësishëm.