BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Rikthehen polemikat për 3 qershorin, Armand Duka presion të mos shtyhet kampionati, gara në dorë të qeverisë

Rikthehen polemikat për 3 qershorin, Armand Duka presion të mos

Kampionat më 3 qershor sikurse kishte paralajmëruar Federata Shqiptare e Futbollit nuk është datë e sigurt dhe vështirë se do të ketë ndeshje. Kjo për shkak se urdhrin final e jep qeveria, e cila ka ende në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ekskluzivitetin e çdo vendimmarrjeje., përfshi dhe nisjen ose jo të kampionatit të futbollit. Megjithatë, duket se kreu i FSHF-së Armand Duka është i vendosur për të rikthyer garën më 3 qershor, gjë që ka sjellë tension edhe tek autoritetet e shëndetësisë që kanë vënë kushte të forta për të pasur stërvitje të hapur e jo më gara. Këtu ndahen palët dhe në ambientet e brendshme të federatës është pranuar që rinisja e garës mund të shtyhet me një javë pasi autoritetet nuk do ta japin lejen por zhvillimin e ndeshjeve më 3 qershor.

Situata

FSHF dhe klubet e Superiores kanë caktuar datën 3 qershor si atë optimalen për kthimin e Kategorisë Superiore. Por deri më sot mungon një “OK” përfundimtare nga shteti shqiptar dhe kjo mund të shtyjë rifillimin e aktivitetit kryesor futbollistik në vend. I pari nga FSHF që e pranon një hipotezë të tillë është Xhanluka Stesina, mjeku i përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht kryetari i grupit të punës të këtij institucioni për situatën me COVID-19. Ai ka qenë pjesë e negociatave me shtetin shqiptar për rikthimin e futbollit dhe duke qenë pjesë e J-Medical, ka sjellë praktikat italiane dhe të vendeve të tjera europiane për shqyrtim nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë. Stesina ka treguar për RTSH se çfarë është ajo që mban peng për momentin firmën në dekretin që do të lejojë rifillimin e ndeshjeve. “Situata shëndetësore në Shqipëri është shumë e mirë në krahasim me vendet e tjera. Fakti pse në vendet e tjera ka nisur kampionati dhe në Shqipëri jo, është se Federata dhe shteti shqiptar po kërkojnë një datë të përshtatshme që do të dakordësojë të gjitha palët. Mbi të gjitha se vende si Italia dhe Gjermania po kryejnë shumë teste që për parandalimin është shumë e rëndësishme ndërsa për momentin në Shqipëri nuk mund të bëhet. Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të futet në fazë të avancuar dhe që nga data 3 apo 10 qershor, do të fillojë dhe kampionati”, tha ai, duke pranuar si hipotezë shtyrjen me një javë të startit të aktivitetit në krahasim me planin e FSHF-së. Stesina ka paralajmëruar gjithashtu se klubet shqiptare duhet të jenë shumë të kujdesshme, pasi mund të rrezikojnë lojtarët e të mos kenë të tillë në dispozicion për të mbyllur këtë sezon. “Rreziku i dëmtimeve, sidomos atyre muskulare pas një periudhe të tillë inaktiviteti është shumë i lartë. Mjafton të kesh parasysh dëmtimet që po ndodhin në kampionatin gjerman apo në Itali me Ibrahimoviç. Për klubet që kanë filluar prej pak kohësh stërvitjet, është e rëndësishme që të bëjnë një punë graduale sidomos në aspektin e intensitetit që të mund të evitohen dëmtimet muskulare dhe problemet me tendinat që do të vononin rikuperimin e lojtarëve e kompromentonin çuarjen në fund të sezonit”, deklaroi mjeku i përfaqësueses shqiptare.

Reagimi i Dukës

Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur e bindur për rinisjen në datat e caktuara, por ky plan nuk ka marrë përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, që në fakt ka në dorë fatet e futbollit në vendin tonë në këtë periudhë pandemie. Mungesa e një përgjigje nga ana e Ministrisë çoi zyrtare të lartë edhe brenda FSHF-së të mendojnë shtyrjen për edhe një javë të rinisjes, duke e dërguar më datë 10 qershor. Këto hamendësime dhe kjo situatë e mjegullt ka zgjuar reagimin e Armand Dukës, presidentit të Federatës së Futbollit. Ky i fundit është kontaktuar nga “Abc Neës”, ku është pyetur rreth një shtyrje të mundshme të aluduar nga persona pranë organit, që ai drejton. Ky televizion bën me dije se Duka ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të prerë. Mësohet se ai është shprehur se data 3 qershor do të jetë dita kur futbolli shqiptar do të rinisë dhe e mohon mundësinë e një shtyrje të mundshme një javë më pas. Ditë më parë organi qeverisës i futbollit, përveç datave, ka bërë të ditura edhe oraret e pesë ndeshjeve të para pas ndalesës.