BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Rikthehen problemet e mëdha tek Barça, klubi ul pagat, lojtarët në bllok kundër

Rikthehen problemet e mëdha tek Barça, klubi ul pagat, lojtarët

Barcelona vërtetohet se po kalon një prej krizave të saj më të thella dhe pas përplasjeve të brendshme që rezultoi me largimin e presidentit Jozep Maria Bartomeu, tani shfaqet kriza e gjithanshme financiare. Kështu, Këshilli Administrativ i Barcelonës komunikoi se tavolina e negociatave për të vendosur modalitetet e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë dhe të të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa u arritur ndonjë akord. Me pak fjalë, lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë uljen e pagave, edhe pse klubi prej kohësh është në vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa Presidenti i larguar Bartomeu e cilësoi këtë çështje si thelbësore për vazhdimësinë e klubi “blaugrana”. Tani për të dyja palët, klubin dhe lojtarët nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj data, nëse lojtarët nuk do të pranojnë propozimin e klubit, Barcelona mund të vendosë në mënyrë të njëanshme uljen e pagave. Në rast të një veprimi të tillë, lojtarët nga ana e tyre mund të nisin një çështje ligjore për të zgjidhur kontratat duke u liruar nga detyrimet që kanë ndaj Barcelonës. Një situatë vërtet e rrezikshme, ndërkohë që në komunikatën zyrtare të dhënë nga drejtuesit e Barcelonës shkruhet: “Në këtë situatë i takon Këshillit të Administrimit të marrë vendimet për të zgjidhur problemin e rëndë financiar të lidhur me pandeminë e Covid-19 që provokon një reduktim të të ardhurave prej mbi 300 milionë eurosh, për sezonin 2020-2021 dhe që na detyron të rishohim shpenzimet për pagat për një shifër prej 191 milionë eurosh”. Ndërkohë, nëse ka pasur deri tani polemika mbi marrëdhënien e Lionel Mesit me sulmuesin francez Antuan Griezman, tani e tutje nuk do të ndodhë. Sepse, mesfushori kroat Ivan Rakitiç, prej disa muajsh pjesë e Seviljes, në një intervistë për mediet në Spanjë (konketisht për “El Pelotazo” në “Canal Sur”), u pyet edhe për perceptimin që ai kishte mbi sjelljen që kishin dy “yjet” e Barcelonës me njëri-tjetrin, duke qenë se vetë kroati deri në fund të gushtit ka qenë pjesë e dhomës së zhveshjes së “blaugranave”. “Nga ajo që unë mund të shihja dhe të kuptoja, ata shkonin mirë. Kam patur marrëdhënie të mrekullueshme me Antuan dhe Leon. Se çfarë mund të ketë mes tyre që nuk shkon, unë nuk e di. I kam parë të jenë shumë afër me njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes. Është pak a shumë si me të gjithë të tjerët. Kur Griezman të nisë të shënojë, nuk do të ketë më fjalë. Nëse fiton çdo ndeshje 5-0, të gjithë mund të qeshin. Nëse jo, do të kërkohen problemet mes futbollistëve. Ata janë të dy djem spektakolarë. Unë e kam takuar Antuan, është një djalë i mrekullueshëm dhe nuk duhet të ketë asnjë problem” tha kroati. Rakitiç i di mirë sekretet e dhomës së zhveshjes së Barçës. Këtë verë, pas humbjes turpëruese 2-8 përballë Bajernit në Champions, ai u largua nga pas gjashtë viteve si një lojtar i Barça, klub me të cilin fitoi gjithçka, ku spikat “tripleta” në sezonin e parë në Katalonjë (2014-15).