Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthehen problemet për Hysajn, presidenti i Napolit e shpall... “non grata”

Postuar: 12/11/2019 - 07:21

Elseid Hysaj po kalon sezonin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike, të paktën deri tani. Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë po vuan në radhët e Napolit dhe që prej ardhjes së trajnerit Karlo Ançeloti në krye të ekipit napolitan është ulur në stol dhe nuk po gjen minutat e duhura në formacion, pasi tekniku preferon Malkuit dhe Rui në formacion para tij, për shkak të cilësive ofensive të tyre në skemën taktike që Ançeloti zbaton zakonisht. Kemi të bëjmë me një situatë të vështirë, ku Hysaj ka kërkuar largimin, por në merkaton e verës dy gjëra u bënë pengesë për këtë lëvizje. E para çmimi shumë i lartë i Napolit, i cili nuk dëshironte në fakt që Hysaj të ikte, si dhe kërkesat e larta të vetë futbollistit dhe menaxherit të tij në treg, duke insistuar për klub të madh dhe shifra “astronomike” në kontratë-pagesë, gjë që i stepi klubet e interesuara. Sidoqoftë, me situatën e krijuar së fundmi në kampin napolitan, largimi i Hysajt është gati i sigurt dhe do të ndodhë brenda janarit dhe këtë gjë e ka paralajmëruar vetë presidenti Aurelio De Laurentis, i cili ka hartuar një listë me 7-8 futbollistë që do të përjashtohen, pra do të dalin në shitje në treg, duke i shpallur që tani “non grata” dhe Hysaj është një prej tyre. Në fakt, referuar medieve italiane, për momentin Ançeloti ka shpëtuar dhe me siguri që do të vazhdojë të qëndrojë në pankinën e Napolit deri në fund të sezonit, por Aurelio De Laurentis po përgatit një revolucion të vërtetë nga janari e deri verën e ardhshme. Sipas medieve, numri një i klubit napolitan, bashkë me Drejtorin Sportiv Giuntoli, po mendojnë për emrin e trajnerit që do t’i besojnë një projekt tërësisht të ri dhe me ndryshime në rreth gjysmën e organikës. Ndërkohë, është vendosur tashmë që lojtarë si Mertens, Kallejon, Allan, Insinje, Kulibali, Hysaj e Ghoulam, nuk do të jenë pjesë e napolitanëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa disa prej tyre mund të largohen që në janar. Mertens dhe Kallejon kanë kontratë deri në verën e ardhshme me Napolin dhe kanë refuzuar rinovimin, ndaj drejtuesit e klubit do të provojnë t’i shesin në janar, për të përfituar sadopak nga kartoni i tyre, teksa për belgun interesohet Interi, ndërsa për spanjollin skuadra kineze e Dalian Jifang, që drejtohet nga Rafa Benitez. Insinje ka marrë shiritin e kapitenit, por ka qenë shpesh herë në qendër të polemikave si me Ançelotin, ashtu edhe me drejtuesit, ndërsa shihet edhe si udhëheqësi i revoltës kundër vendimit të klubit për t’u grumbulluar. Për këtë arsye, në verë do të tentohet shitja e tij, bashkë me atë të Kulibali dhe Allan, dy lojtarë që kanë humbur stimujt te Napoli dhe që pritet të largohen për të mbushur arkat dhe për të synuar të tjera investime. E njëjta situatë është edhe me Hysaj e Ghoulam, që kanë dalë jashtë planeve teknike dhe fakti që rolet e tyre janë të dubluara e po luajnë shumë pak, ka bërë që drejtuesit të tentojnë shitjen që në muajin janar, për të përfituar diçka dhe për t’u shkarkuar nga gjysma e pagës që ata marrin. Nuk përjashtohet as largimi i Fabian Ruiz, që po bën shumë mirë dhe nëse Real e Barcelona vendosin të bëjnë oferta joshëse, do të jetë e vështirë të qëndrojë te Napoli përtej verës së ardhshme. Plani i drejtuesve është që të arkëtojnë rreth 300 milionë euro nga largimi i këtyre lojtarëve, për të investuar më pas një pjesë të mirë të tyre në emra të rinj premtues, por edhe lojtarë me eksperiencë, që kushtojnë pak në treg. Ndërkohë, lojtarët e Napolit vijojnë të mos gjejnë qetësi, teksa pas tentativës për vjedhje në vilën e mesfushorit brazilian Allan, këtë herë pre e vandalizmit dhe hajdutëve ka rënë bashkëshortja e Piotr Zielinskit, Laura. Kjo e fundit ishte shëtitje me qenin e quajtur Mia, në plazhin e Varkaturos, por kur u kthye, gjeti të thyer xhamin e krahut të pasagjerit, të makinës së saj tip Smart. Hajdutët kishin arritur të marrin kasetofonin dhe navigatorin e makinës, si dhe dokumentet e qarkullimit. Çifti kanë bërë menjëherë denoncim në polici, por ngjarja duket se ka tronditur vërtetë shumë bashkëshorten e Zielinskit, jo më tepër për dëmin e shkaktuar, sesa për ndjesinë e frikës që ka krijuar. Me pak fjalë, Napoli ndodhet nën terror dhe lojtarët nuk e kanë më vendin të sigurt në ekipin e kaltër.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 23:38

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Postuar: 13/12/2019 - 23:26

19 mijë e 31 tifozë sot ndoqën derbin e kryeqytetit nga shkallët e “Air Albania Stadium&rdq

Postuar: 13/12/2019 - 22:22

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi ka komentuar fitoren e Tiranës në derbin e sotëm.

Postuar: 13/12/2019 - 21:02

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air

Postuar: 13/12/2019 - 20:11

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me një moment emocionues kur para ndeshjes në fushë

Postuar: 13/12/2019 - 20:02

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Pa

Postuar: 13/12/2019 - 19:21

Tirana dhe Partizani po luajnë për herë të parë në “Air Albania”.Tirana ka shënuar në