Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthehen telashet për Hysajn, ish-lojtarët e Napolit e quajnë të padenjë për ekipin e Ançelotit

Postuar: 18/01/2019 - 07:37

Trajneri Karlo Ançeloti theksoi pak ditë më parë se Elseid Hysaj ishte pjesë e Napolit dhe pavarësisht gabimeve në takimin ndaj Sasuolos shqiptari do të mbetej pjesë e rëndësishme e grupit tek ekipi napolitan, duke i dhënë drejtim vazhdimësisë së mbrojtësit kuqezi në radhët e skuadrës italiane. Por një ditë pas ndeshjes mediat sportive e “masakruan” Hysajn, duke i përmendur numrin e madh të gabimeve që mund t’i kishin kushtuar Napolit në këtë përballje. Nga ana tjetër, Hysajn po e godasin fort nga jashtë ish-lojtarët e Napolit, madje figura të shquar të ekipit, që mendojnë se shkodrani nuk është në nivelin e duhur për të luajtur me ekipin e kaltër. Pra Hysaj nuk ka mbështetjen e askujt tek Napoli dhe forma e dobët në ndeshjen e fundit është dëshmi se ai nuk shihet me sy pozitiv dhe duhet të largohet. E thënë ndryshe, situata e Elseid Hysajt te Napoli nuk është përmirësuar as pas deklaratës së Karlo Ançelotit se mbrojtësi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe këtë sezon. Jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe opinionistë të ndryshëm sportivë në Itali kanë nisur sulme të vazhdueshme ndaj tij me shumëkënd që nuk e cilëson futbollist të përshtatshëm për skuadrën e Napolit. I të njëjtit mendim është edhe Xhanaro Ieco, ish-kapiteni i skuadrës italiane, i cili në një emision në Itali ka deklaruar se mbrojtësi nuk i përshtatej kërkesave që kishte tashmë Napoli për futbollistët që bëjnë diferencën. “Hysaj nuk mendoj se është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli. Ai është një lojtar i mirë për të qenë pjesë e grupit, por nuk është aq sa për të qenë pjesë e ekipit titullar”, tha Ieco i cili ka luajtur si portier për shumë skuadra në Itali dhe në vitet 2005-2011 veshi fanellën e Napolit, duke mbajtur për një kohë të shkurtër edhe shiritin e kapitenit te ajo. Ndërkohë, media të caktuara sportive në Itali dhe më gjerë shkruajnë se Çelsi e ka në projektin e tij Hysajn, sepse trajneri i bluve të Londrës, Mauricio Sarri, beson se Hysaj është një pikë e fortë që i duhet ekipit anglez. Por asgjë nuk është e sqaruar deri tani, sepse klubi napolitan dhe trajneri Ançeloti insistojnë që Hysaj është pjesë e projektit të skuadrës dhe do të mbetet i Napolit edhe në vijim. Pavarësisht çfarë shkruhet në shtyp, tekniku i njohur italian beson se Hysaj i duhet Napolit.

Shqiptarët dominojnë Kupën e Italisë

E ndërsa situata për Hysajn mbetet e paqartë, lojtarët e tjerë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit po shkëlqejnë në kampionatin italian. Kupa e Italisë mund të jetë trofeu i kuqezinjve. Në katër çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni janë 3 skuadra që në përbërje kanë futbollistë të Kombëtares Shqiptare dhe nuk është çudi që të kalojnë në gjysmëfinale. Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj janë në garë për një vend në gjysmëfinalen e Kupës, madje lojtarët janë titullarë në skuadrat e tyre në këtë kompeticion. Thomas Strakosha tashmë i padiskutueshëm te Lacio, ka një mision të vështirë në çerekfinale. Bardhekaltrit, sipas shortit të hedhur, do të udhëtojnë drejt Milanos për t’u përballur me Interin në “San Siro”, në një ndeshje të vetme që do të vulosë dhe skuadrën gjysmëfinaliste. Elseid Hysaj ka bindur trajnerin Karlo Ançeloti për të vijuar më tej te Napoli, që në letër ka një ndeshje të vështirë. Më 29 janar, Hysaj do të udhëtojë drejt “San Siros” ku do të përballet me Milanin, një kundërshtar që ka treguar rritje në lojë. Hysaj do t’i paraprijë Strakoshës në “La Scala”-n e futbollit, pasi shorti ka vendosur që dy skuadrat milaneze janë pritëse në këtë raund të Kupës, me Interin që zbret në fushë dy ditë pas Milanit. I vështirë shorti edhe për Atalantën e Berishës dhe Gjimshitit, që do të kenë përballë Juventusin e frikshëm. E vetmja notë pozitive në short është fakti që sfida do të luhet në Bergamo, përpara publikut zikaltër. Sigurisht që shorti i çerekfinaleve është i vështirë, por nuk është e pamundur që në 4 më të mirat e Kupës së Italisë të kemi sërish lojtarë kuqezinj.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 10:10

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi.

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të sp

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjet

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkoh

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci