BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Rikthehet Edgar Çani, menaxheri paralajmëron bashkimin me një skuadër të Superiores

Rikthehet Edgar Çani, menaxheri paralajmëron bashkimin me një

Një nga sulmuesit e njohur shqiptar, Edgar Çani, jo vetëm është kthyer në Tiranë, por ai po projekton që t’i bashkëngjitet një klubi të Kategorisë Superiore para se të nisë sezoni i ri. Duhet thënë se sulmuesi i ka mbyllur angazhimet në kategorinë e tretë italiane dhe po sheh mundësinë t’i ngjitet një skuadre shqiptare, me idenë se ka ende çfarë të japë në fushën e blertë dhe këtë mund ta realizojë në kampionatin shqiptar të futbollit. Sikurse raportojnë edhe mediat sportive në versionin online, sulmuesi shtatlartë Edgar Çani ka mbyllur bashkëpunimin me klubin e Vibonezes dhe tashmë duket gati për të startuar një aventurë të re. E ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Shqipëri, teksa më parë ai është aktivizuar në radhët e Partizanit, ndërsa nuk ka lënë shumë gjurmë me të kuqtë. Ai që ka paralajmëruar një rikthim të Çanit në Superiore është agjenti i mirënjohur, Mario Cenolli. Ky i fundit me anë të një postimi në Instagram, shkruan se është përsëri me bomberin në Tiranë dhe se së shpejti do ketë surpriza. Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do jetë destinacioni i radhës për Edgar Çanin, i cili me eksperiencën e tij mund t’iu bëjë shumë punë skuadrave të Superiores në repartin ofensiv. Kujtojmë që Edgar Çani ishte pjesë e kampionatit shqiptar dy vite më parë, pasi veshi fanellën e partizanit, por aventura e tij shqiptare zgjati pak (nga dy vite kontratë vetëm një sezon ishte pjesë e të kuqve) dhe gjatë atij edicioni shumicën e kohës e kaloi në stol, si pasojë e dëmtimeve të rënda e të zgjatura, duke kos dhënë aspak kontribut për të kuqtë, që zhgënjyen totalisht atë edicion. Atë e sollën në Shqipëri grupi që kishte propozuar ish-drejtori i madh i Juventusit, Luçiano Moxhi. Por Çani dështoi tek Partizani, ky është fakt, ndërkohë që nga skuadrat e tanishme që kanë interes për të janë ekipet që marrin pjesë në Europë. Në këtë kuadër, Çani mund të negociojë për t’u bërë pjesë e Tiranës, ose ndonjë skuadre tjetër (Kukësi e Teuta) që kanë shanse reale të luajnë në Champions dhe Europa League. Gjithmonë duke iu referuar fjalëve të menaxherit, Çani mund të nxjerrë me sukses nga kapaciteti i tij një sezon në Superiore, pavarësisht se eksperienca e mëparshme me Partizanin është e gjitha për t’u harruar. Armando Sadiku pranë një rekordi me Malagën, ka shanse ta realizojë Armando Sadiku bëhet gati për ndeshjet e fundit të këtij edicioni me fanellën e Malagës, duke shpresuar që në tre ndeshjet që do të luajë ekipi i tij, të gjejë rrjetën me rregullsi. Jo vetëm për të evituar “play-out” me Malagan, por edhe për të hyrë në histori me fanellën e ekipit në fjalë. Objektivi i tij, siç ka treguar vetë sulmuesi, është që të arrijë në kuotën e 15 golave. “Shpresoj të shënoj ndonjë gol më shumë në këto tre ndeshje që mbeten, por objektivi im është të ndihmoj ekipin që të marrë pikët maksimale të mundshme në këto tre ndeshje. Do të më pëlqente që të arrija në shifrën e 15 golave dhe do të jap gjithçka në fushë për t’ia arritur”, tha Sadiku i cili me Malagan në kampionat deri tani ka shënuar 13 gola. Për sulmuesin shqiptar, objektivi është i rëndësishëm pasi do ta bënte atë golashënuesin më të mirë në këtë dekadë për Malagan. Askush nuk ka shënuar më shumë se 14 gola në një kampionat të vetëm në 10 vitet e fundit me këtë klub, ndaj Sadiku do të bëhej shembulli për t’u ndjekur. Megjithatë, objektivi kryesor është të sigurohet sa më pare mbijetesa. “Ne shohim veten tonë dhe përqendrohemi që të fitojmë ndeshjet. Pastaj do të shohim çfarë u ndodh të tjerëve. Nëse ne fitojmë, objektivi është i arritur. Fitorja ndaj Deportivo ishte shumë e rëndësishme, pas aq shumë barazimesh ishte e rëndësishme për të arritur objektivin tonë”, tha sulmuesi shqiptar.