BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Rikthehet Gianni De Biasi, kjo është kombëtarja që do drejtojë tani

Rikthehet Gianni De Biasi, kjo është kombëtarja që do

Gianni De Biasi i rikthehet profesionit të trajnerit pas një mungese 3 vjeçare. ish trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit do të marrë drejtimin e Azerbajxhanit teksa i është ofruar një kontratë 2 vjeçare.

Mësohet se tashmë është arritur marrëveshja mes trajnerit dhe Federatës Azere të Futbollit me De Biasin që ka vendosur të përfshijë në stafin e tij edhe një shqiptar dhe bëhet fjalë për ish-kapitenin e skuadrës sonë kombëtare Ansi Agolli me këtë të fundit që 8 vjet të karrierës së tij i ka kaluar pikërisht në kampionatin azer me skuadrësn e Qarabag.

Po kështu mësohet se akordi mes De Biasit dhe Federatës Azere të futbollit ishte arritur prej muajsh për nënshkrimi i saj u shty për shkak të pandemisë coronavirus.

Gianni De Biasi që në karrierën e tij ka drejtuar edhe skuadra si Modena, Torino e Levante u shndërrua në heroin e futbollit shqiptar teksa bëri të mundur që Kombëtarja kuqezi të shkruajë historinë me pjesëmarrjen e saj në Euro 2016, pasi ishte hera e parë që ajo kualifikohej në fazën finale të një kompeticioni të madh siç ishte evropiani i Francës.

Në rang klubesh, De Biasi ka punuar herën e fundit me Deportivo Alaves në 2017 nga ku u largua pas vetëm pak javësh.