BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Sport

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilat janë dy super-ndeshjet që luhen sonte

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilat janë dy super-ndeshjet që luhen

UEFA Champions League vjen sot në mbrëmje me një sfidë fantastike, në “Etihad” luhet një finale e parakohshme, Man.City-Real Madrid. Fitorja në transfertë 1-2 i jep City një avantazh të madh por Pep Guardiola nuk dëshiron të kthej kokën pas, çdo sfidë në këtë fazë të Champions League është ndryshe, gjithçka mund të ndodhë.

“Çdo situatë është ndryshe. Në këtë kompeticion paguan shtrenjtë çdo gabim. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë diçka më shumë për të kaluar turin. Reali një kundërshtarë i veçantë? Jam tifoz i Barcelonës, me Realin jam përballur shumë herë. Jam i përqendruar në atë që duhet të bëjmë, dua të dërgoj këtë ekip në turin tjetër”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp. I vetëdijshëm se vijnë në këtë transfertë me një rezultat që nuk i favorizon por Zinedine Zidane dhe Reali i tij nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

“Skuadra është mirë, jemi përgatitur për këtë takim. Jemi të vetëdijshëm se jemi në dizavantazh por për ne është një tjetër finale dhe do të provojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk e di se çfarë do të ndodh, por jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e bukur me dy ekipeve shumë të mira. Bale? Preferova të mos e grumbulloj, pjesa tjetër është mes meje dhe tij”, theksoi Zidane në konferencën për shtyp.

Gjithashtu po sonte luhet sfida tjetër mes Juventusit dhe Lyonit, me detyrën e 'zonjës së vjetër' për ta përmbysur rezultatin nga disfata 1:0 që e ka pësuar në Francë.