
EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Rikthehet me shkëlqim treshja Mesi-Nejmar-Mbape, PSG “fluturon” në miqësoren japoneze

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Korrik 2022

Paris San Zhermen ka prej vitesh që mbledh lojtarët më të mirë në qarkullim, por ajo ende nuk e ka fituar një titull të Ligës së Kampioneve të Europës, pavarësisht dominimit të futbollit francez. Sheikët me në krye Al Khelaifin vijojnë të bëjnë blerje faranike, me lojtarët më të mirë në qarkullim, por Champions mungon. E megjithatë ai vijon të shpresojë. Ky edicion nisi me një miqësore në Japoni, dhe ka shkëndija për një shkëlqim të “yjeve” të skuadrës. Në fakt, “yjet” e Paris San Zhermen u argëtuan mjaftueshëm në testin miqësor ndaj skuadrës japoneze të Gamba Osaka. Para spektatorëve vendas, Lionel Mesi, Nejmar dhe Kilian Mbape nisën shfaqjen dhe bënë të mundur që PSG të arrinte një sukses me shifrat 2-6. Gjithsesi, serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të që nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur. Katër minuta më pas ishte radha e Nejmar për të mposhtur portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë. Në fakt, vendasit shkurtuan diferencën, por kjo vetëm sa shtoi oreksin e francezëve që trefishuan me anë të Nuno Mendez. Më pas ishte radha e dialogut Mesi-Nejmar me brazilianin që fillimisht asistoi për argjentinasin, ndërsa më pas ky i fundit i riktheu reston 30-vjeçarit. Nga ana tjetër, Osaka gjeti sërish rrjetën e Donarumës me anë të Jamamit, por në fund, kishte vend edhe për festën e Mbape të cilin Galtier e aktivizoi vetëm në minutën e 61-të. Sulmuesi fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi saktësisht duke fiksuar shifrat 2-6. Befasues është qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Ksavi Hernandez, i cili po insiston që Leo Mesi të kthehet tek Barcelona. Një gjë të tillë e kishte kërkuar më parë edhe Juan Laorta, presidenti i klubit, i cili e kishte lënë derën të hapur që argjentinasi të kthehet dhe madje ai e cilësonte aventurën e Mesit tek Barça të papërfunduar. Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernardez, ka kërkuar nga presidenti i klubit Huan Laporta ta transferojë Lionel Mesin. Vetë Laporta ka uruar që kapitulli i Mesit në Barcelonë të mos ketë përfunduar. Ai shpreson që Mesi ta mbyllë karrierën te Barcelona. “Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Mesit në Barcelonë të mos ketë mbaruar ende”, ka thënë presidenti i Barcelonës, raporton gazeta spanjolle “Sport”. Mesi me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021. Te klubi francez nuk ka përmbushur pritshmëritë. Sulmuesi 35-vjeçar në Ligue 1 të Francës shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me 15 asistime në 26 paraqitje.
Më të lexuarat


Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina

Akuzohet për trafik droge e pastrim parash, përfundon në pranga ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën
