
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

Rikthehet Mesi, Betis lëshon batuta për yllin e Barçës: Të kishe pushuar edhe ca

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Gusht 2019

Barcelona pa Lionel Mesin nuk mund të quhet skuadër e kompletuar. Por ndryshe nga Argjentina që edhe me Mesin nuk po ia del të bëjë gjërat e duhura në fushën e lojës, Barcelona me Mesin në fushë bën mrekullira. Duhet thënë se “Pleshti” argjentinas mungoi në javën e parë të La Ligas në Spanjë, për shkak të një dëmtimi, por ai do të kthehet shumë shpejt, për të dhënë kontributin e tij, por edhe për të gëzuar tifozët katalanas që dëshirojnë me të madhe të shohin yllin e tyre në formacionin titullar. Nuk e duan kundërshtarët, por argjentinasi është gati këtë herë. Kështu, referuar medieve spanjolle, Lionel Mesi është gati për të zbritur në fushë. “Ylli” i Barcelonës është kthyer në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë miqësoreve të fundit dhe ndeshjes së parë të La Ligas në fushën e Bilbaos. Tashmë “Pleshti” por ngroh motorët për sfidën e javës së dytë të kampionatit, që do të zhvillohet të dielën, në orën 21:0, në “Camp Nou”, kundër Real Betisit. Në Spanjë e kanë pritur me shumë interes lajmin e rikthimit në fushë të Mesit, madje kanë dashur edhe të bëjnë humbur me këtë fakt. Klubi i Betisit, nëpërmjet Tuiterit, i është përgjigjur mesazhit të Barcelonës për lajmin e mirë për Mesin, duke shkruar: “Mos u nxito, Leo! Nuk është nevoja që të sforcohesh…”, shkruajnë ata. Sezonin e kaluar pikërisht Real Betisi ishte një nga viktimat e preferuar të Lionel Mesit, që i ka shënuar 5 gola në 2 përballjet e kampionatit, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve andaluzë pas një finalizimi magjik.
Rivaliteti me Ronaldon, portugezi zbulon disa të fshehta
Sulmuesi Kristiano Ronaldo nuk mund të anashkalonte pa përmendur edhe duelin tij me Leo Mesin, në një nga intervistat e tij të zakonshme për televizionin portugez. Sipas tij është një sfidë e cila i ka shoqëruar futbollistët për gjatë gjithë viteve të karrierës teksa të dy kanë dominuar në 10 vitet e fundit. Sulmuesi portugez është shprehur se rivaliteti i ka përmirësuar të dy, ndërsa shton se Mesit i djeg kur ai fiton trofe ashtu si edhe atij kur trofetë i merr argjentinasi. “Nuk kam dyshime se Mesi më ka bërë një futbollist më të mirë dhe e kundërta. Kur unë fitoj trofe atij duhet t’i dhembë, ashtu si edhe mua kur ai fiton trofe. Realisht e admiroj karrierën që ka pasur dhe ai ka treguar se i ka ardhur keq kur jam larguar nga Spanja sepse ai e vlerëson rivalitetin. Është një duel, rivalitet i bukur por nuk është i vetmi. Majkëll Xhordan kishte në basketboll, Sena dhe Prost në Formula 1. Ajo që kishin të përbashkët është se kishin një rivalitet të shëndetshëm. Kam një marrëdhënie profesionale të shkëlqyer me Mesin sepse kemi ndarë shumë momente për 15 vite. Nuk kemi pasur rastin të darkojmë asnjëherë së bashku deri më tani, por nuk shikoj asnjë arsye pse të mos e bëjmë në të ardhmen”, u shpreh Ronaldo.
Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë, ja çfarë ka bërë ylli portugez mbrëmjen e sotme

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar
