BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Sport

Rikthehet polemisti Panuçi: Tani i thurin elozhe, por Kumbullën si talent e zbulova unë

Rikthehet polemisti Panuçi: Tani i thurin elozhe, por Kumbullën si

Në mars të vitit 2019, Kristian Panuçi u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses kuqezi, pasi kishte dështuar të përmbushte objektivat minimale që ishin një pozicion i pranueshëm në Ligën e Kombeve dhe më pas një start pozitiv në kualifikueset e Kampionatit Europian. Panuçi dështoi në të dy aktivitetet, sidomos në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u rendit e fundit në grupin me vetëm tri skuadra, ku kuqezinjtë përballeshin me Skocinë dhe Izraelin. Shpëtuam nga rënia në Ligën D vetëm nga fati, ndërkohë që e nisi me humbje në Shkodër duelin e parë kualifikues të Europianit, përballë Turqisë, një rezultat që vulosi përfundimisht shkarkimin e tij dhe afrimin në krye të Kombëtares të Edi Rejës. Së fundmi Panuçi është kthyer të bëjë polemistin sërish. Në fillim polemikat e tij ishin me gazetarët, më pas me kritikët e tij në media, vijoi me përplasjen me ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, ku arritën deri në gjyq, ndërsa së fundmi ai është rikthyer të flasë për një nga lojtarët me të ardhme të Kombëtares tonë, Marash Kumbullën, që pretendon se e ka zbuluar ai si talent dhe që ishte i pari që e ftoi në ekipin përfaqësues. Ka gjasa që një deklaratë e tillë të hapë një varg polemikash, por për Panuçin kjo duket se nuk përbën më problem, pasi polemikat për të janë “zanati” më i fortë. Si lojtar ka qenë i madh, por si trajner është dështim i gjallë, pasi nuk ka arritur asnjë objektiv si trajner në të gjithë skuadrat ku ka drejtuar.

Si e zbulova Kumbullën

E thotë Panuçi por më parë e kanë shprehur opinionistët më në zë të medias sportive italiane: Marash Kumbulla vazhdon të jetë një sensacion dhe një futbollist me të ardhme. Mbrojtësi i kombëtares sonë ndaj Kazakistanit me shumë mundësi do luajë për herë të parë nga fillimi, teksa ditën e djeshme ai ka dhënë një intervistë për mediet tona në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtare. Talenti tregoi edhe njëherë pjekurinë e tij dhe konferenca për shtyp i kaloi kufijtë tanë, duke u publikuar edhe në Itali. Në lidhje me Kumbullën ka folur ish-futbollisti i njohur italian dhe ish-trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi. Ky i fundit tregon se Kumbullën e ka thirrur në kombëtare para se ai të luante titullar me ekipin e parë të Veronës në Serie B. “E thirra në kombëtare kur nuk i kishte mbushur 18 vjeç, pastaj më thirri drejtori sportiv i Verona, D’Amiko, për të më thënë se ishte i dëmtuar. Kështu ai qëndroi në shtëpi. Debutimin e bëri pak kohë më vonë, me trajnerin Reja. Ai është një mbrojtës modern, mund të luajë në një mbrojtje me tre ose me katër. Me Juriç është përmirësuar. Ka fizik të mirë, luan edhe me këmbë dhe nëse vazhdon të rritet atëherë do të bëhet një lojtar i rëndësishëm. Vendosa ta telefonoja atë kur nuk ishte ende titullar në Serie B, sepse i kisha hedhur një sy cilësive të tij dhe nuk kisha shumë mbrojtës.

Kombëtarja

Kumbulla është ftuar nga trajneri Edi Reja dhe në kushtet kur Elseid Hysaj mungon këtë herë, ka gjasa të rreshtohet në prapavijë me Gjimshitin, Dermakun apo Veselin, mbrojtës shtatlartë dhe të fuqishëm që kanë krijuar profilin e lojtarëve të pakalueshëm në këtë repart gjatë muajve të fundit. Patjetër që Hysaj mbetet kapiten, por ai këtë herë nuk është grumbulluar dhe ky është një shans për Kumbullën të luajë titullar. Një futbollist që kapi formacionin me të parën tek Roma, e ka të padiskutuar që do të kapë formacionin në Kombëtare, prandaj pritet me interes debutimi i tij. Edhe pse i ri në moshë, Kumbulla ka një pjekuri të madhe dhe e ka dëshmuar veten si lojtar tepër i aftë në lojën fizike e tekniko-taktike, qoftë në ajër qoftë në tokë, prandaj pëlqehet tek mase nga trajnerët që e kanë në dispozicion. Janë pikërisht cilësitë e tij që mund ta kenë shtyrë Kristian Panuçin të bëjë deklarata të tilla, për një futbollist që sapo mbërriti tek Roma ka kapur 11-shen titullare dhe tani mund të shihet madje një lloj lideri në repartin mbrojtës të verdhekuqve italianë. Këtë staturë Kumbulla mund ta kapë edhe në Kombëtare me dy ndeshjet e radhës dhe polemisti Panuçi këtë herë mund të ketë të drejtë në komentet e tij.