BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Rikthehet Superiorja, gjysma e Kukësit preket nga kovidi, Partizani entuziast para duelit me Laçin

Rikthehet Superiorja, gjysma e Kukësit preket nga kovidi, Partizani

Koronavirusi po shndërrohet në një makth për klubet e Superligës dhe jo vetëm në futbollin shqiptar. Përditë e më shumë po shtohen rastet “pozitivë” në testimet që lojtarët dhe stafet kanë bërë, duke sjellë probleme për objektivat e klubeve e gjendja ka shkuar deri aty sa skuadrat nuk kanë lojtarë mjaftueshëm për të zbritur në fushë sepse po shtohen rastet në gjirin e tyre. Për momentin, skuadra më e prekur rezulton të jetë Kukësi, ku pas trajnerit të konfirmuar edhe zyrtarisht, dje klubi njoftoi për tre persona të tjerë nga gjiri i tij që ishin infektuar me “armikun e padukshëm”. Pranohet, jo vetëm mediatikisht por edhe nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqet e klubit në rrjetet sociale, se trajneri Skënder Gega nuk është rasti i vetëm i COVID-19 në radhët e Kukësit, pasi klubi verilindor është goditur përsëri nga virusi i rrezikshëm. Klubi bëri të ditur se dy futbollistë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë pasi kanë shfaqur simptoma dhe kanë kryer tamponët, ashtu si edhe një zyrtar. Të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Një situatë që tregon edhe një herë se sa e paqartë është gjendja e futbollit shqiptar dhe sa rrezikohet çdo ditë për sa kohë që FSHF nuk u kërkon klubeve testime të detyrueshme në këtë fazë shumë të rrezikshme të pandemisë me rritjen e numrit të infeksioneve në vend.

KOMUNIKATA E KUKËSIT

“Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg BarriKuper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19. Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit, shpërndarë dje për mediat.

Partizani entuziast para duelit me Laçin

Të kuqtë e Partizanit po mendojnë të rrisin “kreditit” e tyre në garë, për të marrë prioritetin dhe për këtë është i vendosur stafi së bashku me lojtarët. Por ka dhe probleme që vijnë nga mungesat. Kështu, trajneri i Partizanit Ilir Daja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Laçit, konfirmoi mungesën e Jasir Asanit në këtë sfidë, por pavarësisht kësaj por edhe forcës që paraqet kundërshtari ai premtoi se të kuqtë do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë duel të javës së 3-të.”Kemi bërë dy ndeshje brenda tre ditëve dhe luhatjet besoj se do jenë të pranishme jo vetëm në fillim, por edhe na vazhdimësi të kampionatit. Jo vetëm te Partizani, madje edhe tek ato ekipe qe e kanë ruajtur grupin dhe janë përforcuar më tej. Kjo shikohet edhe në kampionatet europiane, për shkak të situatës në të cilën jetojmë. Besojmë se nesër kundër Laçit kemi një ndeshje të vështirë, për të mbetur edhe në linjën e mendimit që e nisa. Kundërshtari e ka ruajtur grupin e vjetshëm, e mbylli në vendin e tretë dhe është përforcuar. Kanë një ekip të konsoliduar në manovër, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, kjo edhe për meritë të stafit teknik. Pra nesër, nëse duam që të arrijmë objektivin, taktika do të dalë në planin e dytë. Motivimi dhe dëshira, sakrifica për të shkuar të fitorja, do jenë primarë”, theksoi Daja. Më pas ai komentoi gjendjen e lojtarëve, duke i përmendur disa me emra konkretë. “Asani është i dëmtuar, Melo ka qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar. Nuk është ende në stërvitje. Është një mungesë që e ndjejmë, pasi edhe ju po e citoni në çdo lajm. Më mirë të përqendrohemi te ndeshja dhe te dhënia e maksimumit. Të gjithë energjitë le t’i përqendrojmë t’i shfrytëzojmë për nesër, pa menduar për vazhdimësinë”, shtoi tekniku i skuadrës së kuqe.