BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Rikthehet Superiorja, Partizani-Teuta ngre tiparin e sezonit të ri, nuk ka favoritë

Rikthehet Superiorja, Partizani-Teuta ngre tiparin e sezonit të ri, nuk ka

Kategoria Superiore do të startojë zyrtarisht ditën e sotme, edhe pse në programin e kësaj jave të parë për ditën e premte është vetëm një takim, ai midis Partizanit dhe Teutës, që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”. Duhet thënë se Teuta është skuadër pritëse dhe si e tillë ka të drejtën të përcaktojë vendosjen e tifozëve në stadium dhe numrin e tifozëve miq në varësi të rregulloreve të federatës dhe njëherësh masave që kanë vendosur autoritetet për të frenuar përhapjen e COVID-19. Në këtë përballje të parë të kampionatit, të dyja skuadrat dëshirojnë që të fitojnë, por në varësi të grupit që kanë, përgatitjes që kanë bërë dhe lëvizjeve në merkato, vështirë të thuhet se në këtë takim ka favoritë. Kjo pasi grupet janë enigmatike dhe nuk dihet se çfarë skeme do të përdorin trajnerët respektivë, Daja dhe Martini. Gjithçka është gati, por stafet i kanë marrë masat për duelin dhe e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Referuar analizës që bën “Supersport”, kampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar shumë nga edicioni i fundit megjithatë synimet e “djemve te detit“ janë të njëjtat, kërkohet serish froni i kampionit. Edi Martini vijon të mos ketë të disponueshëm Lorenco Vilën, teksa do të mbështet tek fantazia e Sherif Kallakut për të ndërtuar manovrën sulmuese. Ndryshime ka patur edhe tek të kuqtë te cilët janë mbështetur tek merkato për të zëvendësuar të larguarit dhe të paktën në letër duket sikur kanë kryer një fushatë pozitive për të afruar futbollistë cilësorë, siç janë Ergys Kaçe, apo pse jo dhe rikthimi i shpejtë i Esat Malës. Këta dy të fundit nuk do ta nisin nga minuta e parë sepse i janë bashkuar vonë skuadrës dhe në këtë mënyrë gjasat janë që në mesfushë të vendosën Rrapaj, Murataj dhe Herald Marku, ndërkohë që sulmi do të jetë me ato emra që në Europë dhanë sinjale shumë pozitive, pra Tedi Cara, Stenio Junior dhe Lukas Kardozo.

Ilir Daja Daja optimist për suksesin e Partizanit këtë sezon

Partizani është skuadër e madhe e futbollit shqiptar dhe me ambicie të mëdha. Ai është vazhdimisht pretendent për titull dhe pavarësisht gjendjes dhe cilësisë që ka, presioni tek të kuqtë është i madh sepse synohet trofeu kryesor i garës. Dje në konferencën për shtyp trajneri Ilir Daja nuk e fshehu këtë vështirësi që has skuadra por nga ana tjetër u tregua optimist por suksesin e “demave”. “Po të shikosh këtë kampionat, të gjithë ndeshjet janë të vështira. Janë 7 ekipe që pretendojnë të jenë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Nuk po përmend emra pasi futbolli është i paparashikueshëm e skuadrat që pretendojnë mund të zhgënjejnë rrugës apo ka ekipe që mund të surprizojnë. Nesër luajmë ndaj skuadrës kampione e presim që të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi pragmatist pasi nuk kemi gjendjen e duhur kjo e për shkak të merkatos që kemi bërë. Partizani është nga ekipet më të titulluara dhe presioni është gjithmonë prezent. Ka tifozë të shumtë pranë që kërkojnë gjithmonë të fitojnë dhe lojtarët zgjidhen që të përballojnë këtë presion. Por jam optimist, sepse kemi afruar Kaçen dhe Malën, plus që kemi shumë lojtarë të rinj që do të jenë e ardhmja e Partizanit”, nënvizoi ai.