BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Rikthim i bujshëm i “nëndetëses”, Dinamo e nis me fitore kampionatin e ri

Rikthim i bujshëm i “nëndetëses”, Dinamo e nis me

Dinamo e nisi me fitore sezonin e ri, pasi mundi dje në transfertë Kastriotin me rezultatin 2-0. Një kthim i tillë i “nëndetëses” është i bujshëm, sepse dinamovitët kishin 9 vjet në kategoritë inferiore. Një rikthim i tillë me 3 pikë dhe një fitore të pastër e bindëse, dëshmojnë se Dinamo ka emrin e madh dhe një skuadër me emër të madh di të bëjë gjëra të mëdha. Jo vetëm kaq, por Dinamo e nisi garën me sukses, duke u shpallur rivalitet kundërshtarëve që pretendojnë titullin. Fitorja e djeshme me krutanët është shenjë e mirë për blutë dhe trajnerin Bledi Shkëmbi.

Lojë spektakolare e “nëndetëses”

Dinamo fitoi dhe e nisi mbarë, por nuk ishte vetëm kjo. 18-herë kampionët e Shqipërisë u shfaqën në lartësinë e emrit që përfaqësojnë përballë Kastriotit në Kamëz, duke fituar 0-2. Përtej shifrave të këtij suksesi, skuadra e Bledi Shkëmbit dëfreu me lojën e saj, duke e dominuar në çdo aspekt kundërshtarin. Bluve u mjaftuan me pak se 40 sekonda lojë për të zhbllokuar rezultatin. Në vijim të një aksioni të gjatë, Gavazaj harkoi saktë në zonë për Chinedu, që me kokë nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. E kuptueshme festa e shfrenuar e kryeqytetasve, që ndoshta nuk e kishin menduar realizimin e një goli kaq të shpejtë. Kastrioti iu afrua barazimit në të 12-ën me Grgic, gjuajtja e të cilit me kokë shkoi mbi tra. Momente tensioni pak çaste më vonë, pas një përplasjeje mes Imamit dhe Ajazit, futbollisti dinamovit Imami ndëshkohet me karton të verdhë. Në të 19-ën erdhi goli i dytë i Dinamos, pas një kombinimi mes Ibraimit dhe Chinedu. Edhe në këtë rast i jashtëzakonshëm ish-sulmuesit e Hajdukut, që e kalon topin me parabolë mbi portierin Sali. Në këtë rast u desh konfirmimi nga sistemi VAR për të konfirmuar golin, pasi anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Agim Ibraimi provoi me një goditje nga distanca në të 32-ën, që shkoi ngjitur në shtyllën, ndërsa pak çaste më vonë Mihana shpërdori një mundësi për golin e 0-3, pas asistit të marrë nga numri 10. Dominimi i Dinamos vijoi edhe në pjesën e dytë, madje në minutën e 60-të Chinedu humbi një gol të sigurt thuajse mbi vijën fatale, i shërbyer nga Isaevski. Përpjekjet e Kastriotit, përtej dëshirës së krutanëve për të kthyer rrjedhën e ndeshjes, nuk kishin rrezikshmëri (76’) të lartë. Për t’u veçuar rasti i Grecës (78’), që bëri thuajse gjithçka në mënyrë perfekte, përveçse finalizimin. i pafat i njëjti futbollist i Kastriotit ën minutën e 84-t, teksa goditja e tij nga jashtë zonës u përplas në shtyllë, më pas në trupin e Harizajt e përfundoi jashtë. Dinamo lëshoi shumë terren në minutat e fundit, por as e djathta e Çelës (87’) nuk shkoi në portë. Mbyllet me fitoren e pastër të Dinamos kjo përballje, që e konfirmon punën e mirë të kryer në merkato dhe gjatë fazës përgatitore te “nëndetësja blu”. “Jam i gëzuar, i kënaqur për 3 pikët dhe pjesën e parë. Do të doja që edhe pjesën e dytë ta luanim në të njëjtën mënyrë. Por ndoshta na falet se ndeshje e parë, do të duhet kohë. Nuk mund t’i falim kundërshtarit pothuajse gjithë lojën në pjesën e dytë”, tha trajneri Shkëmbi.