BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Sport

Rikthimi i Asllanit tek Empoli në janar një skenar i vetë Interit

Rikthimi i Asllanit tek Empoli në janar një skenar i vetë Interit

Kristjan Asllani pati një paraqitje jo të kënaqshme të mërkurën e kaluar kundër Real Sociedadit, kur për shkak të tërheqjes së Hakan Çalhanoglusë, Simone Inzagi e zgjodhi atë në formacion. 21-vjeçari është aktualisht i pesti në hierarkinë e mesfushës zikaltër, por ka jo pak presion nga ardhja e Kalsenit, i cili është shumë i entuziazmuar për aventurën e re dhe shpreson të fitojë pozicione në repart. Elementë të tillë veprojnë si kambana alarmi për Asllanin, i cili gushtin e kaluar ishte një hap larg rikthimit në Toskanë në formë huazimi (e donin edhe Sasuolo dhe Fiorentina, të dyja zgjedhjet e dyta të lojtarit në krahasim me rikthimin tek Empoli). Ideja e transferimit më pas u shkatërrua për shkak të zgjedhjeve të drejtuesve para së gjithash dhe falë besimit të dhënë ndaj tij nga Inzagi. Një besim, i cili, megjithatë, mund të ketë një datë skadimi: në rast se Kristjani, (i cili në çdo rast mund të ketë ende mundësi në dy ndeshjet e ardhshme kundër Sasuolos dhe Salernitanës), nuk do të mund të ketë një kthesë në rendiment, atëherë mund ta shikojë veten larg Interit. Sipas “Fcinternews”, s’përjashtohet mundësia që Asllani të rikthehet tek Empoli në janar.

Vlerësimi/ Qazim Laçi i dyti në botë për asistime

Lojtarët e Shqipërisë po shkëlqejnë jo vetëm në Kombëtare, por edhe në klubet e tyre respektive. Rasti i fundit është ai i Qazim Laçit, që ka dhënë kontribut te Sparta e Pragës. CIES ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistet e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë. Shihet se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asist të dhënë në 90 minuta. Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asist, ndërsa në vendin e tretë Alvaro Fernandes i Bragës.

Mesfushori/ Ramadani “yll” i padiskutuar i Leçes në Serie A

Një nga mesfushorët energjikë të Kombëtares, mesfushori Ylber Ramadani, është duke kaluar një moment shumë të mirë të karrierës së tij me skuadrën e Leçes në Serie A italiane. Në emisionin “Analizë Kuqezi”, të moderatorit Sokol Xhihani, në “Supersport”, u publikuan edhe statistikat e Ramadanit në ndeshjen e fundit të Leçes ndaj Xhenoas, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin 1-0. Në këtë përballje Ramadani dha 86% të pasimeve të sakta si dhe fitoi 62% të dueleve në fushën e lojës.

Tekniku/ Martini zyrtarisht në krye të Teutës së Durrësit

Teuta ka zyrtarizuar ditën e djeshme ardhjen e Edi Martinit në krye të skuadrës. “Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruan Teuta në faqen zyrtare. Martini rikthehet te Teuta pas ndërprerjes së bashkëpunimit të klubit durrsak me trajnerin italian Diego Longo ditën e dielë.