
“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Rikthimi i Ibrahimoviçit tek Milani i paqartë, Ançeloti i acaruar me situatën tek Reali

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Janar 2023

Milani ka sërish ambicie për titullin, pavarësisht se Napoli është shkëputur tmerrësisht shumë. skuadra kuqezi ka shfaqur probleme në këtë pjesë të parë të sezonit dhe dëmtimi i disa lojtarëve ia ka prishur planet trajnerit Stefano Pioli. Ndërkohë, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç vijon ende të jetë jashtë fushës së lojës pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, ndërsa nuk ka një datë fikse për rikthimin e suedezit në fushë. Sulmuesi pritej të ishte i gatshëm në muajin janar, mirëpo e vërteta është se Ibra duket se po mendon edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur pasi koha punon kundër 41-vjeçarit. Ndërkohë, edhe trajneri Stefano Pioli refuzon të caktojë një datë rikthimi në fushë për Ibrën ndërsa shprehet se ai është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. “Rikuperimi i Ibrës po ecën mirë dhe po respekton në maksimum të gjithë programin. Ka nisur tashmë të punojë në stërvitje, por sigurisht pa u bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Progresi i tij është për t’u ndjekur ditë pas dite dhe nuk mund të them kohën kur Ibra do të kthehet në fushë. Pastaj e rëndësishme është se Zlatan është gjithnjë i pranishëm në dhomat e zhveshjes dhe ka një ndikim pozitiv te shokët e skuadrës”, u shpreh Pioli. Ndërkohë, në Madrid ka probleme, sepse sulmuesi Vinicius, mjaft i vlefshëm për trajnerin Karlo Ançeloti, ndodhet nën breshërinë e goditjeve të kundërshtarëve dhe tekniku italian kërkon ndihmë. Pas disfatës në finalen e Superkupës së Spanjës, Real Madrid u rikthye te suksesi në La Liga aty ku kryeqytetasit mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Athletik Bilbaon. “Los Blancos” vijojnë ndjekjen e kryesuesve të Barcelonës teksa diferenca është vetëm tre pikë. Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri Karlo Ançeloti iu gëzua suksesit në San Mames, por edhe njëherë tjetër bëri thirrje që arbitrat të mbrojnë Vinicius Junior në fushë pasi braziliani merr shumë goditje nga kundërshtarët. “Ishte një ndeshje në të cilën u mbrojtëm mirë, ishim shumë solidë dhe më pas erdhën golat që për mua ishin shumë të bukur. Vinicius? Ai është një person shumë i ndjeshëm dhe kundërshtarët në fushë e ngacmojnë vazhdimisht. Por, nuk janë vetëm lojtarët kundërshtarë, në ngacmimet ndaj Vinicius bashkohen edhe tifozët apo në ndonjë rast arbitrat. Edhe në ndeshjen me Bilbaon e “morën me shqelma”, por besoj se situata do të përmirësohet. Ai ndonjëherë e humbet përqendrimin, por mbetet një djalosh shumë i mirë. Ne e duam shumë dhe kërkojmë që të respektohet më shumë”, u shpreh Ançeloti.
Më të lexuarat


Premier League “mbretëresha” e transferimeve dimërore, plot 1 miliard euro

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje

E pazakontë/ Magjistari i famshëm lë me gojë hapur Messin, ja truku që i bën (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Al Nassr shpërthen keq ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm "Siu"

Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës
