Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikuperim spektakolar i Strakoshës, kthehet titullar në Kupën e Italisë

Postuar: 15/05/2019 - 07:27

Lojtarët e Kombëtares kuqezi po luajnë javët e fundit në kampionatet ku aktivizohen, teksa vëmendja është në Itali, ku do të ketë këtë të mërkurë një duel klasik derbi shqiptarësh, sepse Lacio dhe Atalanta përballen në finalen e Kupës së Italisë dhe në këtë ndeshje, Etrit Berisha e Berat Gjimshiti që janë pjesë e Atalantës do të përballen me Lacion e Thomas Strakoshës. Ky i fundit ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Thomas Strakosha pati një rikuperim spektakolar dhe pritet të jetë gati për duelin e madh, sikurse është finalja e Kupës së Italisë, pra ku diskutohet trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin italian. “Lajme të mira për skuadrën e Lacios në prag të takimit të nesërm final të Kupës së Italisë përballë Atalantës. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, ka hedhur pas krahëve dëmtimin në “tendinën e Akilit”, teksa në sfidën finale do të marrë vendin e titullarit”, shkruajnë mediumet sportive italiane. 24-vjeçari e pati të pamundur të aktivizohej në ndeshjen e kaluar në kampionat, megjithatë në një sfidë të rëndësishme dhe me Kupën e Italisë që është objektiv i Lacios portieri nuk mund të mungonte.

Strakosha këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishme për klubin kryeqytetas, ndërsa ka një meritë të madhe për mbërritjen e bardhekaltërve në finale, pasi në çerekfinale u tregua vendimtar në lotarinë e 11 metërshave përballë Interit, ndërsa në gjysmëfinale mbrojti të paprekur portën në dy përballjet ndaj Milanit. Ndërkohë, për Strakoshën do të jetë një përballje e veçantë teksa pjesë e Atalantës janë dy shqiptarët, Gjimshiti dhe Berisha. Të dy sportistët shqiptarë të Atalantës gëzojnë formë të mirë edhe me shumë gjasë Gjimshiti do të jetë titullar në qendër të mbrojtjes, kurse për Berishën ka pikëpyetje. Ai do ta nisë nga stoli pasi titullar javët e fundit ka qenë Golini, që shihet favorit edhe për të luajtur nga minuta e parë në këtë ndeshje finale. Përballja mes shqiptarëve për trofeun e Kupës së Italisë është interesante, sepse kushdo të fitojë, njëri prej tyre do të ketë mundësinë të fitojë trofe këtë sezon dhe kjo nuk është pak. Lacio ka mundësinë e fundit për të fituar trofeun që i jep avantazhe të luajë në Ligën e Europës, kurse Atalanta, përveç pretendimeve për të zënë një vend në Champions League sezonin tjetër, mund ta mbyllë këtë edicion me një trofe të lartë, sikurse është Kupa e Italisë. Mbetet të shihet sot në mbrëmje se si do të rrjedhin ngjarjet e kësaj finaleje të madhe në futbollin italian, ku siç thamë protagonistë do të jenë edhe shqiptarët e skuadrës kombëtare kuqezi. Ndërkohë, me afrimin e qershorit dhe datës së ndeshjeve të përfaqësueses, ku janë dy takime të rëndësishme, ajo ndaj Islandës (në transfertë) dhe ajo ndaj Moldavisë që do të luhet në Elbasan, takime përcaktuese për ecurinë e skuadrës kuqezi në këto eliminatore të Euro-2020. Natyrisht, lojtarët që luajnë në kampionatin italian, qoftë ata që janë në Serie A, po ashtu dhe ata që luajnë në Serie B, do të jenë në vëmendjen e trajnerit Edi Reja, i cili prej disa ditësh ka nisur një tur inspektimi dhe njohjeje me futbollistët, duke dashur të krijojë një bërthamë solide për ambiciet e tij. natyrisht, skuadrës kuqezi i duhen gjashtë pikë në këto dy takime, një objektiv që duket mjaft i vështirë por jo i pamundur.

I vështirë sepse përfaqësuesja në këtë moment nuk është në ditën e saj më të mirë dhe nuk e ka rupin cilësor që kishte në Europianin e Francës tre vjet më parë. Për më tepër që Islanda rivale është mjaft e fortë dhe ka luajtur vitin e kaluar në Botërorin e Rusisë. Por nuk është e pamundur, pasi janë kundërshtarë relativisht të pranueshëm, të cilët mund t’i përballojë ekipi kuqezi e madje mund t’i mposhtë. Nëse ia del atëherë Shqipëria e trajnerit Reja dhe e lojtarëve si Strakosha, Berisha, Gjimshiti e të tjerë, mund të pretendojë një vend në finalet e Europianit të vitit 2020. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:57

Kastrioti arriti që të fitojë në shtëpi përballë Teutës me shifrat 2-1, por duke parë fitoren e Tiranës, tashmë shanset për krutanët duken shumë të pakta për të mbijetuar.

Postuar: 26/05/2019 - 14:30

Kur të gjithë presin shpërthimin e tij në fushën e blertë, Neymar më shumë bëhet protagonist ja

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Por

Postuar: 26/05/2019 - 07:51

Goga Basket ishte surpriza e madhe e këtij sezoni në Superligën e meshkujve në basketboll, pasi m

Postuar: 26/05/2019 - 07:48

Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga ak

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre.