BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Sport

Rilindja e Rei Manajt në Turqi, sulmuesi synon Europianin me Kombëtaren

Rilindja e Rei Manajt në Turqi, sulmuesi synon Europianin me

Kombëtarja është kualifikuar në Europian dhe po përgatitet që tani për këtë qëllim. Kjo përgatitje ka të bëjë me marrjen e masave organizative për të rritur popullaritetin, për të krijuar kushte sa më të mira në qendrën stërvitore të zënë nga FSHF-, për të bërë ndeshje miqësore me kundërshtarë seriozë dhe për të seleksionuar elementët më të mirë e më në formë për objektivat madhore të verës. Ndër të tjera, trajneri i Kombëtares Silvinjo ka nisur një tur vëzhgimi e takimesh me lojtarët në vende të ndryshme e së fundmi ka kaluar në Turqi, ku do të takojë atje një kontigjent të rëndësishëm lojtarësh që po kalojnë momente të mira si Roshi, Manaj, Cikalleshi e disa të tjerë.

Manaj, lojtari më në formë nga kuqezinjtë

Pas disa “aventurave” të këqija, në shumë skuadra elitare anë e mbanë Evropës, duket se “bomberi” nga Lushnja, Rei Manaj ka “rilindur” te turqit e Sivaspor, ku po kalon ndoshta një nga momentet më fantastike në karrierën e tij, teksa deri më tani numëron plot 15 gola, në 23 ndeshjet e regjistruar mes kampionatit e Kupës, në Turqi, duke u kthyer në një nga “yjet” e ekipit. Të tilla statistika kanë mahnitur edhe bordin e turqve, me zëdhënësin për mediat të klubit turk, Gokhan Karagol, i cili ka treguar se për 26-vjeçarin ka një sërë ofertash, që do të shqyrtohen në fundin e sezonit, por gjithsesi brenda klubit janë të bindur se shitja e Manaj drejt një skuadre tjetër do të thyejë rekordin e 18-vjeçarit, Junus Emre Konak, i cili u transferua për shifrën e 4.5 milionë euro, te skuadra e Brentford, përcjell abcneës. “Po marrim oferta shumë serioze për Rei Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Evropianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të transferimit”,- është shprehur Karagol, në një deklaratë për mediat, duke i dhënë kështu sinjale të forta edhe teknikut Silvinjo, për formën e “bomberit” lushnjar.

Broja ndër tre transferimet më të mira në merkaton e janarit në Angli

Armando Broja u largua nga Çelsi në formë huazimi tek Fulhemi. Sulmuesi i Kombëtares do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek londinezët. Sipas një sondazhi të kryer nga “Daily Mail”, Broja u vlerësua nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri. Në vendin e parë renditet Timo Verner te Totenhem ndërsa në vendin e dytë Kalvin Filips tek Uest Hem.

Daku cilësohet sulmuesi më i mirë ndonjëherë tek NK Mura në Slloveni

Klubi slloven, NS Mura e ka vlerësuar lart Mirlind Dakun edhe pse futbollisti kosovar nuk është më pjesë e tyre. Duku shihet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit. Ai gjatë qëndrimin në Slloveni ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 7 asistime. Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 Rubin Kazan kaloi në Rusi”, thuhet në postimin e klubit slloven.