Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rinovimi i kontratës për tre vjet, Simeone do të fitojë më shumë sesa yjet e Atletikos

Postuar: 16/11/2018 - 07:17

Diego Simeone konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë. Ai ka drejtuar prej shumë vitesh skuadrën e Atletikos së Madridit, duke e çuar tri herë në finalen e madhe të UEFA Champions League dhe pavarësisht se nuk ka fituar Champions ia ka dalë ta mbajë Atletikon në nivelet më të larta. Por sezonin e kaluar mundi të korrë edhe në rang ndërkombëtar një sukses të madh, sepse fitoi trofeun e Europa League, një trofe që të paktën Simeone e meritonte plotësisht për atë që i kishte dhënë futbollit gjatë dekadës së fundit.

Në Spanjë ai ka mundur të rivalizojë me Atletikon e tij gjigandët e mëdhenj të futbollit botëror si realin e Madridit dhe Barcelonën, madje duke dhuruar një futboll mjaft të fortë. Për meritat që ka dhe sukseset e arritura, Simeone ka marrë kërkesën e klubit për rinovimin e kontratës e madje palët kanë arritur një marrëveshje paraprake që tekniku të mbetet në krye të Atletikos të paktën deri në vitin 2020. Termat financiare që janë diskutuar kanë bërë menjëherë lajm të madh, sepse tifozët e skuadrës janë ndjerë të fyer kur kanë parë që trajneri me kontratën e re do të fitojë më shumë se disa lojtarë së bashku, apo që Simeone do të fitojë edhe më tepër sesa ylli i Atletikos së Madridit, francezi Antuan Griezman. Referuar mediave spanjolle, tifozët që presin të shohin në krye të skuadrës së tyre Diego Pablo Simeonen, duhet të kenë mbetur shumë të zhgënjyer nga vendimi fundit i “El Cholos” për të ardhmen e tij. Trajneri argjentinas ka vendosur të rinovojë kontratën me Atletikon e Madridit, me aktualen që përfundon në qershor të vitit 2020.

Sipas “Marca”-s, bisedimet që kanë nisur verën e kaluar shumë shpejt do të mbyllen me nënshkrimin e kontratës së re, që do ta bëjë trajnerin pjesëtarin më të paguar të klubit. Madje Simeone do të fitojë edhe më shumë se Antuan Griezman, që e rinovoi kontratën e tij gjatë Botërorit “Rusi 2018” me një page rreth 20 milionë euro në vit, duke zhgënjyer tifozët e Barcelonës, që po e prisnin me padurim. Ky ndoshta është ndër rastet më të rralla, për të mos thënë i vetmi, që trajneri vlerësohet sa i përket pagës edhe më mirë se “ylli” i skuadrës. Në kontratën e Simeones është shtuar një klauzolë, sipas së cilës, trajneri mund të largohet nëse klubi nuk e respekton marrëveshjen në tërësinë e saj. Mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet kjo kontratë mes palëve, e cila mund edhe të ketë një klauzolë rinovimi edhe për një vit tjetër, domethënë deri në vitin 2021, por që shumat e mëdha financiare e bëjnë atë të jetë fort e pabesueshme, sidomos kur mendon se 20 mln euro në sezon nuk i fitojnë as lojtarët e mëdhenj në disa klube të fuqishme të botës në Premier League angleze, Serisë A në Itali, apo Ligue 1 në Francë e Bundesligës në Gjermani. Megjithatë, kur është fjala për një trajner “unik” si Diego Simeone gjithçka mund të besohet. Ai tani konsiderohet si fytyra e vërtetë e Atletikos së Madridit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:29

Ai e nisi sezonin me shkëlqim tek Xhenoa dhe tani është bërë ylli i ri i Milanit. Gjashtë gola në pesë ndeshjet luajtura kanë bërë të harrohet shumë shpejt argjentinasi Gonzales Higuain.

Postuar: 21/02/2019 - 07:27

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të forta dhe spektakël, ku padyshim kryendeshja Atletiko

Postuar: 21/02/2019 - 07:26

Një nga futbollistët që po bën bujë gjatë ditëve të fundit është sulmuesi Kristal Abazaj, i cili

Postuar: 21/02/2019 - 07:25

Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, nuk është e thënë të gjejë qetësi tek Napoli këtë edicion.

Postuar: 21/02/2019 - 07:24

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të shqyrtojë fenomenet negative

Postuar: 21/02/2019 - 07:23

Teuta është në vend të dytë për momentin në Kategorinë Superiore.

Postuar: 20/02/2019 - 22:58

 Atletico Madrid ka treguar dhëmbët në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions