Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Rivali i Bartomeut, Zhordi Farre: Nëse fitoj unë zgjedhjet, Mesi do të mbetet përjetësisht i Barçës

Rivali i Bartomeut, Zhordi Farre: Nëse fitoj unë zgjedhjet, Mesi do

Rivaliteti mes presidentit aktual Bartomeu dhe kundërshtarëve të tij kap nivele ekstreme. Po mblidhen firmat për shkarkimin e Bartomeut, duke përdorur Mesin

Me Lionel Mesin në këtë moment po abuzohet, pasi po përdoret për fushatën elektorale të firmave në lëvizjet e brendshme për president të klubit të Barcelonës. Rivalët e presidentit aktual Jozep Maria Bartomeu po e përdorin si gur për të rrëzuar presidentin aktual, duke thënë se me ata në krye të klubit argjentinasi do të mbetet përjetë pjesë e “blaugranave”. Në fakt, siç dihet, për pak, Barcelona ishte gati të mbetet pa ikonën e klubit, pasi Lionel Mesi, më i miri në botë, deshi të largohet nga “Camp Nou”. Ai haptazi kishte treguar për dëshirën që të shijojë një tjetër aventurë, por Barcelona nuk e la, duke ia bërë me dije se largimi mund të bëhet vetëm nëse paguhet klauzola 700 milionë euro. Kandidati presidencial i Barcelonës, Zhordi Farre, pranon se intervista e fundit e Lionel Mesi ka ndihmuar në rritjen e vrullit për një votim mosbesimi kundër bordit aktual të klubit. Ai gjithashtu ka ende shpresa që Mesi të mos largohet as në vitin 2021. “Mesi tha se nuk ka asnjë projekt dhe bordi e gënjeu atë, të gjitha ‘shoqëritë’ duhet të nënshkruajnë mocionin e mosbesimit”, i tha Farre “Goal”. “Grumbullimi i nënshkrimeve u nxitua pas atyre që tha Mesi për “Goal”, ritmi u dyfishua pas asaj, mbase ai duhet të kishte përdorur një strategji tjetër, por e rëndësishme është që ai po qëndron dhe unë ende mendoj se është e mundur ta bindim atë për të rinovuar kontratën”, shtoi ai. Lionel Mesi duket të jetë tejet i etur për t’u përgatitur sa më parë për sezonin e ri, pasi shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës për të ushtruar të enjten, edhe pse skuadra katalanase e ka ditë pushimi sot. “Superylli” argjentinas e ka lënë prapa mosmarrëveshjen me klubin pasi i dështoi largimi nga “Camp Nou” falas dhe duket plotësisht i përkushtuar për sezonin e ri. Mesi mungoi një javë në stërvitje, para se të vendoste për të qëndruar në Barcelonë, sepse nuk deshi ta çonte në gjykatë klubin e zemrës. Ai u kthye në stërvitje individuale të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën stërviti me grupin, në përpjekje për ta kthyer formën fizike. I etur për ta zënë hapin pas kohës së humbur, Mesi po stërvit i vetëm në qendrën stërvitore të klubit këtë të enjte. Trajneri Ronald Kuman ia dha skuadrës pushim ditën e enjte. Barça do të kthehet në stërvitje grupore të premten, një ditë para ndeshjes miqësore kundër Gimnastic de Tarragona. Ka mundësi që Mesi të luajë sado pak në atë takim përgatitor. Ndërkohë, lajmeve që futbollisti francez Dipaj mund t’i bashkohet Barcelonës, u është përgjigjur trajneri Roland Kuman. Në fakt, Kuman e dëshiron një futbollist patjetër në vendin e lënë bosh nga Nejmar që nga viti 2017. Ai dëshiron një futbollist natyral për atë pozitë dhe objektivi numër një është ish sulmuesi i Mançester Junajtid, Memfis Dipaj. Ky i fundit është lojtar interesant. Por duhet konsideruar se ai ka nevojë të adaptohet te një kulturë krejt tjetër, ekipi i ri. Viti i parë gjithmonë është i vështirë. Shikoni De Ligtin apo Frenkie de Jongun. Depay ka talent, por nuk është Messi e as Kristiano Ronaldo”, deklaroi ai. Dipaj-Griezman-Mesi, kështu e dëshiron Kuman sulmin për sezonin 2020/21.