BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x
BREAKING NEWS

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh incidenti në Tiranë, një personazh i njohur për mediat kërcënon diplomaten, truprojat e largojnë me shpejtësi

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Taulant Balla zbarkon në Hagë, zbardhet kërkesa ndaj Këshillit të Evropës

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Taulant Balla zbarkon në Hagë,
x

Sport

Rivalitet mes Sadikut dhe Uzunit në Spanjë për kryegoleadorin shqiptar

Rivalitet mes Sadikut dhe Uzunit në Spanjë për kryegoleadorin

Në Spanjë është rritur vitet e fundit numri i lojtarëve shqiptarë, e tani bëhen një grup i rëndësishëm. Më parë ishte dhe Manaj por ai kaloi fillimisht në Itali e më pas në Angli. Ndërkohë, lojtarë si Sadiku, Balliu, Uzuni, Bare apo dhe kosovari Muriqi luajnë në dy ligat kryesore të futbollit spanjoll, duke lënë madje gjurmët e tyre si lojtarë cilësore e me peshë në skuadrat respektive. Në La Ligën e dytë spanjolle, Myrto Uzuni nuk është protagonisti i vetëm nga shqiptarët, pasi me ekipin e Kartagena nuk po ndalet Armano Sadiku. Sulmuesi 31-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës për të tretën herë radhazi në kampionat. Sadiku hapin serinë e fitores në transfertë përballë Real Oviedo. Në minutën e 10, 31-vjeçari shfrytëzoi një pasim nga krahu i djathtë, i rrëmbeu kohën mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme. Ky ishte goli i katërt sezonal për Sadikun, ndërkohë që Kartagena realizoi edhe dy gola të tjerë. Ekipi i Armando Sadikut arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe ndan vendin e dytë bashkë me Las Palmas me nga 16 pikë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Alavesh. Në la ligën e dytë spanjolle po zhvillohet, një garë për kryegolashënuesin e kampionati midis Myrto Uzuni i cili kryeson me gjashtë gola në tetë javë, së bashku me spanjollin Raul dhe menjëherë pas tyre vjen Armando Sadiku me katër realizime në po aq javë. Forma fantastike që po kalon 31-vjeçari mund të zgjojë interesin e teknikut Reja për ta rikthyer përsëri në kombëtaren shqiptare, pse jo që në miqësoret e radhës, ku Shqipëria do të luaj fillimisht me Arabinë Saudite në tetor dhe në nëntor me Italinë. Sfida e fundit që Sadiku ka luajtur me kombëtaren shqiptare, ka qenë me shtatë shtator të vitit 2020 përball Lituanisë, ku kombëtarja u mund me rezultatin 0-1 në “Air Albania, sfidë e vlefshme për kompeticionin Nations League.

Sadiku: Më pëlqen rivaliteti me Uzunin

Tashmë në moshën 31-vjeçare, Sadiku ka rigjetur veten në Segunda Division të Spanjës, ku ka shënuar 4 gola me fanellën e Cartagenës, teksa në emisionin kuqezi foli edhe për duelin në distancë me Myrto Uzunin, që gjithashtu po bën mirë në të njëjtën ligë, por me fanellën e Granadës. “Është e vërtetë. Në javët e para, kur Uzuni filloi të shënojë gola, lojtarët e skuadrës time nuk e njihnin dhe më pyesnin se kush është ky, që po luan kaq mirë dhe po bën kaq mirë. Tani Myrto po tregon veten, pasi luan në një ekip me buxhet shumë të madh, me lojtarë me kualitet dhe po tregon veten, duke shënuar 6 gola deri tani. Unë jam krenar për duelin me të, pasi jemi dy shqiptarë dhe po ngremë edhe emrin e vendit tonë”, tha ai. Më pas Sadiku foli për mundësinë e një ftese nga trajneri Reja, duke lënë të kuptuar që e dëshironte atë në miqësoret e radhës. “E pres me shumë emocion dhe si të ishte ftesa e parë që më ka ardhur dikur në kombëtare. Unë dua të kthehem të luaj me kombëtaren, sidomos tani që jam duke luajtur dhe shënuar, pasi po kaloj një formë shumë të mirë. Duke njohur veten time, e di që mund të jap ende shumë për të dhënë në Kombëtare, por edhe në karierën time”, theksoi Sadiku.