Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Riza Durmishi: Unë e doja Shqipërinë, por FSHF s’më kontaktoi asnjëherë

 Riza Durmishi: Unë e doja Shqipërinë, por FSHF s’më kontaktoi asnjëherë

Postuar: 08/09/2015 - 07:26

Në barazimin e Shqipërisë në Danimarkë ra në sy edhe fakti se te skandinavët luante titullar një shqiptar, Riza Durmishi. Mbrojtësi luan me Brondbin në Danimarkë dhe ishte ndër më të mirët në fushë, ndërkohë që pas ndeshjes u shpreh i emocionuar për ndeshjen dhe i keqardhur që Danimarka nuk fitoi. Kaq mjaftoi që Durmishi të etiketohej si ‘tradhtar’ nga tifozët shqiptarë anembanë, por vetë mbrojtësi i talentuar me origjinë nga Tetova, duke folur për gazetën shqiptare që botohet në Maqedoni, “Lajm”, ka shpjeguar disa gjëra, që ndoshta shumë njerëz nuk i dinë.
 
“Nuk u ndjeva mirë kur dëgjoja ofendimet që më bënin tifozët shqiptarë, sepse ata nuk e dinë historinë time që nga fëmijëria e deri sa u rrita, dhe përse kam vendosur të zgjedh Danimarkën para Shqipërisë. Kur do ta mësojnë tani të vërtetën besoj se do të pendohen për vërshëllimat që mi drejtonin atë mbrëmje. “E vërteta është se Federata Shqiptare e Futbollit kurrë nuk më ka ftuar. Ju betohem se asnjëherë nuk më kanë bërë asnjë telefonatë. Ku ka shqiptar që nuk dëshiron të luaj për Shqipërinë. Edhe nga damarët e mi rrjedh gjaku i shqiptarit, edhe unë jam shqiptar. Por s’jam ftuar. T’ju them edhe një realitet. Mua para disa muajsh më ftoi Maqedonia, më është paraqitur një trajner shqiptar i Maqedonisë, por unë i thashë ‘Jo’. E tani, kur unë bëj zgjedhjen, sepse s'kam nga t’ia mbaj, FSHF-së i del gjumi.
 
Tani është vonë”, u shpreh mbrojtësi danez me origjinë shqiptare nga Maqedonia. Kështu shprehet Durmishi, i cili ka mbetur i lënduar nga trajtimi i tifozëve: “Nuk ndjehem aspak tradhtar, por një shqiptar i vërtetë. Jam me rrënjë shqiptare nga Tetova dhe siç ju thash edhe më lartë, zgjedhjen e kam bërë, pasi kam parë se askush nga drejtuesit e FSHF-së nuk kishin shprehur interesim për mua. Unë këtu jam rritur, jam shkolluar dhe kur më erdhi koha për të vendosur askush nuk më është paraqitur, prandaj vendosa të luaj për Danimarkën, sepse më duhej të mendoja për perspektivën time si futbollist. Dua të sqaroj edhe një gjë, se kritikat e fundit që janë bërë ndaj meje nga ana e medieve dhe tifozëve shqiptar kanë dalë pas deklaratave të mia në mediat daneze, ku këto të fundit kanë shtrembëruar deklaratat që u kam dhënë atyre”, theksoi mbrojtësi shqiptar nga Tetova i përfaqësueses së Danimarkës. Durmishi rrëfen se e di himnin shqiptar dhe ka pasur emocione të mëdha edhe mbrëmjen e ndeshjes, ndërkohë që jep përshtypjet e tij për lojtarët tanë dhe ka një urim: “Lorik Cana ishte një top-futbollist, që i motivonte bashkëlojtarët e tij. Pastaj më pëlqeu portieri Berisha dhe Taulant Xhaka. Në përgjithësi Shqipëria ka një kombëtare cilësore, nuk është ajo Shqipëri e viteve të kaluara, por një skuadër me lojtar që luajnë në ekipe evropiane. Shqipëri-Portugali? Po çfarë t’i dëshiroj, përveç fitores së Shqipërisë. Uroj të fitojnë, sepse edhe unë i gëzohem suksesit të Shqipërisë. Shpresojmë që në Euro 2016 të kualifikohemi të dyja kombëtaret”, u shpreh Durmishi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 07:14

Trajneri Arsen Venger, aktualisht i papunë, vijon të japë intervista në media të ndryshme, të bëjë opinionistin në studiot televizive etj, por në asnjë rast nuk ka deklaruar se do të tërhiqet nga trajningu, duke shpre

Postuar: 14/12/2018 - 07:13

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të L

Postuar: 14/12/2018 - 07:11

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi.

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal,

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta