BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani na duhet një kupë ballkanike

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani

Kampionati shqiptar i basketbollit për sezonin që u mbyll pati dy anët e medaljes. Nga një anë qëndronte Besëlidhja që doli kampione, bashkë me skuadrat që e rivalizuan atë në këtë rrugëtim drejt titullit, e ana tjetër e medaljes disa skuadra që qëndruan në garë sa për numër, pasi nuk e patën potencën e duhur për të rivalizuar, rrjedhimisht nuk sollën risi, nuk konkurruan me dinjitet dhe parë në këtë formë e dëmtuan imazhin e garës. Ndaj dhe shumica e teknikëve, lojtarëve etj, mendojnë se formati duhet të ndryshojë për të krijuar Superligë me 6 ekipe ku të gjitha ekipet të luftojnë për titull. Kështu do të rritej rivaliteti dhe cilësia e garës, e kjo do të motivonte dhe lojtarët. Ndërkohë, në radhët e Besëlidhjes kampione vijojnë të festojnë titullin Kampion. Meritë kanë të gjithë, trajnerë e lojtarë. Gazeta “Sot” ka intervistuar ditët e fundit protagonistët kryesorë të grupit. Sot sjellim në intervistë Robert Shestanin, organizatorin e ekipit lezhjan, i cili rrëfen jo vetëm rrugëtimin e tij me kampionët e Besëlidhjes, por edhe udhëtimin e karrierës së tij. Fjalëpak dhe i matur, me një shkodrançe plot ngjyra, Shestani jep mendimet e tij për kampionatin, Ligën Unike, ambiciet e mëtejshme të Besëlidhjes, por edhe për ekipin përfaqësues.

- Karriera juaj njeh larmishmëri skuadrash dhe ligash në rajon. A mund ta përmblidhni karrierën tuaj në nivel klubesh?

- Unë e kam nisur me Vllazninë, Teutën, Kamzën e Besëlidhjen, kurse jashtë kam luajtur me Vëllaznimin në Gjakovë dhe në Mal të Zi me Deçiçin. Me këtë të fundit kam luajtur vitin e kaluar.

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani

- A ishin ata skuadra të nivelit të lartë?

- Po, atje skuadrat kanë nivel të lartë. Deçiçi ishte shumë afër titullit kampion, për një fitore nuk ia arriti.

- Si është niveli i basketbollit malazez krahasuar me kampionatin shqiptar?

- Niveli i basketbollit në Mal të Zi, krahasuar me ne, është pothuajse si dita me natën. Ka një ndryshim të madh, duke nisur me nivelin e kampionatit, ku ekipet janë shumë cilësore dhe siç e dini ata kanë shkollë basketbolli. Diferenca vjen që në organizim dhe në shumë aspekte të tjera. Kampionati atje është i organizuar në mënyrë thuajse perfekte. Gjithsesi, mbetemi ballkanas.

- A përshtatej niveli juaj me nivelin e kampionatit malazez, sepse edhe në Kosovë ku keni luajtur niveli është më i lartë se në Shqipëri?

- Në Kosovë niveli është më lart se tek ne por unë atje jam përshtatur shumë mirë, kurse në Mal të Zi mu desh kohë për tu përshtatur, pasi ishin shumë lart fizikisht dhe taktikisht. Këta dy elementë bënin diferencë me kampionatin tonë, kurse për aspekte individuale nuk mundem të flas.

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani

- Si do ta përkufizonit sezonin e Besëlidhjes në tërësi?

- Në pikëpamjen time çdo gjë nisi nga organizimi, i cili ka qenë perfekt, nga më i miri që kam parë në karrierën time. Një projekt i nisur mirë, nisur nga presidenca, stafi, trajnerët, lojtarët që të gjithë të një niveli shumë të mirë për kushtet e kampionatit tonë. Një projekt i përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

- U trembeshit rivalëve? Sepse ka klube që s’kanë organizimin tuaj por mund të pretendojnë titullin sepse kanë elementë të mirë. Në sport ka të papritura. Si ishit ju në raport me rivalët?

- Duke parë organizimin që kishte ekipi, lojtarët që kishte mbledhur që në fillim të sezonit, lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë si unë e Hamati apo të rinj si Hysa e Prodani, por edhe puna shumë cilësore e stafit, na lidhi si ekip, plus amerikanët që erdhën, të gjitha këto e sollën suksesin. Nuk ka qenë një punë e lehtë, normalisht, por ia dolëm sepse në fund të fundit të gjithë kishin një qëllim, e dëshironin titullin dhe arritëm të dalim kampionë pa humbur asnjë ndeshje.

- Ju fituat kampionatin, por kupa, që ishte gjithashtu objektiv, shkoi për Tiranën. Pra ishit të suksesshëm, por jo absolutisht të suksesshëm, pasi përveç kupës s’ia dolët as në Ligën Unike, të cilën e fitoi Prishtina me një pikë më shumë…

- Po e nis nga Liga Unike, e cila dominohet nga skuadrat kosovare, që dihet se kanë cilësi më shumë se klubet e basketbollit tonë. Megjithatë, mund të them se ne gjatë gjithë lojës finale ishim përpara me pikë, po e kontrollonim ndeshjen, por ata shënuan në një goditje të fundit dhe kjo bëri diferencën, pasi dolën një pikë para dhe rrëmbyen trofeun. Pra fitorja e tyre ishte me fat, por duhet pranuar po ashtu se janë ekip cilësor, me përvojë. Kurse sa i takon Kupës së Shqipërisë, që e fitoi Tirana, finalja është një, tek ndeshje. Ne bëmë gabime që s’duhej të kishin ndodhur dhe kjo na çoi drejt humbjes së trofeut. Nuk e menaxhuam lojën si duhet dhe kjo ndodhi që në fillim e më pas ekipi, në kushtet e presionit, nuk ia doli të ngrihet aty ku dëshironte e rrjedhimisht humbëm.

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani

- A jeni i kënaqur për atë që dhatë këtë sezon në aspektin individual?

- Në aspektin individual për këtë sezon jam i kënaqur deri diku, pasi kam pasur (kaluar) disa dëmtime, në periudha të ndryshme, por them i kënaqur për arsye se edhe faza e “play-off”-it dhe finaleve shkuan mirë. Ndaj them i kënaqur deri në një farë pike.

- A do të vijoni të qëndroni me Besëlidhjen edhe për sezonin tjetër?

- Kontratën e kemi 1+2, do të diskutoj me klubin dhe besoj se aty do të vazhdoj edhe më tej. Vitin tjetër besoj se skuadra do të jetë më e fortë sesa këtë vit. Mendoj se do të ketë ndryshime në ekip, sidomos në lidhje me lojtarët e huaj. Ndoshta mund të marrim ndonjë lojtar shqiptar cilësor dhe të lakmojmë ndonjë trofe ballkanik apo ndonjë kupë lige cilësore.

- Ndoshta dhe kupë Europe…

- Nuk besoj në kupë Europe, pasi ata kanë shumë cilësi krahasuar me kampionatin shqiptar, ndaj ne duhet ta nisim fillimisht nga ligat rajonale, për shembull ndonjë Ballkaniadë, e kështu i bëjmë hapat më ngadalë por më të sigurt. Kampionati ynë është i dobët dhe formati që aplikohet nuk e lejon të rritet niveli. Kjo duke pasur parasysh se disa ekipe që marrin pjesë nuk e kanë nivelin e duhur. Përfshirja e skuadrave me nivel më të dobët në Superligë ka prishur bukurinë e garës dhe ritmi i lojtarëve ka rënë për shkak se e nënvlerësojnë kundërshtarin e dobët dhe kur ke rivalë të dobët nuk ke motivimin e duhur për të luajtur. Kjo ndodh se disa skuadra kanë buxhet të dobët dhe rrjedhimisht cilësi të dobët dhe nuk e kanë nivelin e skuadrave më cilësore në elitë si Besëlidhja, Tirana, Teuta, Vllaznia e Kamza.  Ndaj mendoj se duhet ndarë liga, në mënyrë që në elitë të rrinë ekipet më cilësore, për të rritur kështu nivelin e garës dhe për të shtuar konkurrencën. Kjo do të ndihmonte edhe basketbollistët të stërviteshin në maksimumin e tyre për të qenë brenda objektivave dhe për të kapur formën maksimale në shërbim të objektivave të klubit. Besoj se duhet të kthehet formati i vjetër i kampionatit, me 6 ekipe.

Robert Shestani: Projekti i Besëlidhjes duhet të vazhdojë, tani

 

- Më thoni diçka për skuadrën kombëtare, duke qenë se ju vetë jeni lojtar i përfaqësueses kuqezi. Cilat janë pritshmëritë e saj?

- Në Kombëtare kam luajtur që 22 vjeç. Ekipi ka pasur rritje nga viti në vit, sidomos këtë vitin e fundit. Ka përmirësime të disa treguesve. Gjatësia është më e lartë, por edhe puna që kanë bërë trajnerët gjatë këtyre viteve ka qenë e madhe, cilësore. Unë besoj se do të vijojë puna për ta rritur nivelin e ekipit në mënyrë që të ballafaqohemi si duhet e të marrim rezultatet e duhura për të kaluar grupet në Europë dhe për ta shfaqur përfaqësuesen tonë në një nivel më të lartë në Europë dhe në botë.

- Në aspektin individual, a keni ndonjë plan afatshkurtër dhe afatgjatë për të arritur? Cilat janë objektivat tuaja?

- Në aspektin individual objektivi im është të arrij maksimumin dhe kur them maksimumi kam parasysh këtu limitet e mia. Unë dua t’i provoj këto limite, ta di deri ku shkoj dhe kur të vijë momenti që të tërhiqem nga karriera të mos kem pengje, të paktën të them që e provova. Ndoshta nuk ia arrij, por të paktën e provova. Pra, dua të kap maksimumin tim që të njoh limitet e mia.

- Kush janë idhujt tuaj në basketboll?

- Idhujt e mi në basketboll janë Renato Radoja, si dhe babai im, Marin Shestani, i cili ka qenë basketbollist i Vllaznisë. Këta janë idhujt e mi, që më kanë dhënë shtysë të ec përpara. Ata kanë qenë edukues por edhe inspirues për mua në këtë rrugëtim sportiv të vështirë, por edhe të bukur.

-A keni ëndërr të luani jashtë, në një ligë më cilësore?

- Se di a premton koha, por ëndrra qëndron, është e vështirë por jo e pamundur. Shpresa për të luajtur jashtë mbetet, madje nuk është prerë si mundësi. Këtë e dëshiron çdo sportist cilësor i basketbollit shqiptar. Megjithatë, për momentin vijoj i fokusuar te projekti i Besëlidhjes dhe të mund të bëj më të mirën time.

Intervistoi: Adriatik BALLA