
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Roma-Fejnord do të luhet në “Air Albania” më 25 maj, Frankfurti pret Rejnxhërs në Europa League në Sevilje me 18 maj

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Maj 2022

Roma mundi Leicester 1-0 dhe siguroi finale e 25 majit në Shqipëri. Përballë italianëve janë holandezët e Fejnord. Në Europa League përballje gjermano-skoceze
Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës së UEFA-s, ku u përcaktuan edhe finalistët e këtyre dy aktiviteteve. Kështu, në Europa League finalja do të jetë Eintraht Frankfurt-Rejnxhërs, kurse në Conference League do të jetë Roma-Fejnord. Eintrahti i Frankfurtit u dëshmua edhe mbrëmë si një prej skuadrave pretedente për trofeun. Gjermanët kishin fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale 2-1 ndaj Uest Hemit dhe shihej se do ta kalonte lehtë këtë gjysmëfinale, por rezultoi e vështirë, sepse anglezë e Uest Hem bënë rezistencë në të dy përballjet. Por ekipin anglez e penalizoi dalja me karton të kuq që në të 17’ e Kresuell. Ndërkohë, një gol i Borre në minutën e 26-të i dha avantazhin skuadrës gjermane dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati dhe gjermanët shkuan në finale. Gjysmëfinalja tjetër e Europa League ishte ajo mes Rejnxhërsit skocez dhe Leipzigut. Ndeshjen e parë e kishin fituar gjermanët 1-0, por skocezët shënuan mbrëmë brenda pjesës së parë dy gola, duke përmbysur dhe duke kthyer në anën e tyre fatet e kualifikimit. 2-0 pjesa e parë dhe gjithçka dukej në rrugën e duhur. Por Nkunku në minutën e 71-të ngushtoi rezultatin në 2-1, duke u dhënë gjermanëve një shans për kualifikim, pasi rifuti ekipin e tij në vallen e kualifikimit. Por, sidoqoftë, Lundstram me golin e tij në minutën e 83-të i dha sërish Rejnxhërsit epërsinë në 3-1, duke bërë që skocezët të kalojnë në finale me Eintrahtin. Finalja e Europa League do të luhet në Sevilje me 18 maj. Ndërkohë, në Ligën e Konferencës ndeshja më e rëndësishme e luajtur mbrëmë ishte ajo mes Romës dhe Leicesterit. Ndeshja e parë midis tyre ishte mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 11-të të takimit të mbrëmshëm të luajtur në “Olimpico” shënoi Abraham, duke i dhënë avantazhin romanëve dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dytë anglezët u përpoqën më shumë por filozofia mbrojtëse e Murinjos ishte efikase dhe Roma fitoi 1-0 dhe siguroi finale e Tiranës më 25 maj. Gjysmëfinalja tjetër në Ligën e Konferencës ishte ajo mes Marsejës dhe Fejnordit, e cila pritej me mjaft interes, pasi duelin e parë midis tyre e kishin fituar holandezët 3-2. Ishte një ndeshje shumë e fortë, por pa shumë raste shënimi. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në pjesën e dytë u ruajt e njëjta situatë dhe barazimi i shkoi për shtat holandezëve që siguruan finalen e Tiranës, ku do të përballen me Romën.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
