BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Sport

Roma fiton duelin e parë çerekfinal me Milanin në Europa League, Atalanta shkatërron Liverpulin

Roma fiton duelin e parë çerekfinal me Milanin në Europa

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës, që prodhuan jo pak emocione, por edhe rezultate befasuese. Në kuadër të Europa League, kryendeshja e mbrëmjes së djeshme ishte ajo mes Milanit dhe Romës. Dominimi i Milanit në fraksionin e parë të lojës ishte evident, por në futboll ai që vlen është goli. Në minutën e 17-të Mançini shënoi për romanët duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 0-1. Në pjesën e dytë Milani e rriti dhe më tej forcën sulmuese, për të shkuar sa më parë te goli i barazimit. Por që kur në krye të Romës ka ardhur trajneri Daniele De Rosi, skuadra ka nisur të luajë mirë, me një mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, gjë që e shprehu edhe mbrëmë në “San Siro”. Pjesaa e dytë nuk prodhoi ndryshim rezultati. Përfundimisht fitoi Roma 1-0 që është rani me një këmbë në gjysmëfinale. Një tjetër ndeshje e fortë e luajtur mbrëmë ishte ajo mes Liverpulit dhe Atalantës. Në këtë ndeshje anglezët nuk e nisën me lojtarët më të mirë. Italianët u treguan skuadër racionale, pasi në momentin që iu dha shansi realizoi me Skamaçën në minutën e 38-të. Pjesa e parë 0-1 në favor të ekipit të Berat Gjimshitit. Në pjesën e dytë, Liverpuli tentoi të përmbysë ndeshjen në favorin e tij, por një Atalanta e disiplinuar nuk i dha asnjë shans. Madje, në minutën e 61-të Skamaça shënoi golin e dytë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Atalanta gjen golin e tretë në minutën e 81-të, me anë të Pasalik, duke i shkaktuar Liverpulit një disfatë të rëndë. Me këtë fitore Atalanta bën një hap të madh përpara, drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Europës. Me dy gola në 7 minutat e fundit të ndeshjes, Bajer Leverkusen mposhti mbrëmë Uest Hemin 2-0, me gola të Hofman e Bonifaces. Po në Europa League, Benfika mundi mbrëmë 2-1 Marsejën, por francezët kanë shans në ndeshjen e kthimit.  Në kuadër të Ligës së Konferencës, ndeshja më e bukur ishte ajo mes Olimpiakosit dhe Fenerbahçes, e para skuadër e Athinës e tjetra skuadër e Stambollit. Kjo përballje u fitua nga grekët 3-2. Ndeshja shkoi deri në 3-0, por turqit shkurtuan diferencën në 20 minutat e fundit, duke pasur një shans për duelin e kthimit. Rezultatet në ndeshjet e tjera jepen në tabelën e mëposhtme.

Çerekfinalet

Europa League

Milan-Roma                0-1

Leverkusen-Uest Hem  2-0

Benfika-Marsejë          2-1

Liverpul-Atalanta        0-3

 

Conference League

Olimpiakos-Fenerbahçe          3-2

Plzen-Fiorentina                      0-0

Aston Vila-Lilë                        2-1

Klub Bruzh-Paok                    1-0