Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Roma u afrohet kryesuesve, sulmi i saj i papërmbajtshëm

Postuar: 24/09/2017 - 07:41

Serie A ka nisur vrullshëm dhe me shumë forcë, teksa është e sigurt tashmë se Juventusi do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin kampion këtë sezon, nisur nga rivaliteti më i madh prej skuadrave të tjera dhe sidomos rritjes së ndjeshme të Napolit, Interit dhe Milanit, që shihen edhe si pretendentë kryesorë për Juven në garën për titullin kampion. Nga ana tjetër, në këtë garë për trofeun kryesor të Serisë A, nuk duhet të mbetet Roma, e cila edhe pse ka vetëm 12 pikë në total, ka shanse të rivalizojë për titull në Itali dhe këtë e vërteton më së miri fakti se në dy ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola dhe ka pësuar vetëm një, duke qenë një ekip në rritje dhe duke marrë rezultate të qëndrueshme. Ajo që e bën Romën tejet të fortë në këtë rrugëtim është sulmi i shpejtë dhe efikas, por edhe zhdërvjelltësia në veprime e lojtarëve të saj,. Të cilët po i japin Romës një identitet prej fitimtari dhe po e bëjnë të frikshme në sytë e rivalëve në garë. Dje Roma mposhti 3-1 Udinezen dhe me trepikëshin që mori u afrua ndjeshëm në klasifikim, duke u bërë presion Napolit dhe Juventusit që mbajnë kryesimin e serisë A. Kështu, skuadra e kryeqytetit italian, Roma, ka rritur të sigurojë një fitore të pastër duke mposhtur Udinezen në një takim të zhvilluar brenda në Romë. Ndonëse edhe mysafirët nuk bën lojë të keqe, duke pasur raste të mira shënimi, ishin sulmuesit e Romës që e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë. Edin Xheko shënoi që në minutën e 12-të pas një asisti nga Naingolan si rrjedhojë e një rrëmuje në mbrojtjen kundërshtare. Në minutën e 30-të, ishte golashënuesi i parë, Xheko, ai që i asistoi El Sharauit për rezultatin 2-0. Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushimin 15 minutësh, El Sharaui shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Udinezes për të çuar rezultatin në 3-0. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Perroti i Romës humbi një penallti, dhe nga ky rast, mysafirët u nisën në kundërsulm për të shënuar golin e ngushëllimit përmes Jens Larsenit. Këto gola i mjaftuan Romës që të ngjitet në pozitën e 4-të me 12 pikë të mbledhura nga 5 ndeshje. Ndërkaq, skuadra Udineze gjendet në pozitën e 16-të, e cila këtë sezon ka regjistruar vetëm një fitore dhe 4 humbje, me vetëm 3 pikë. Ndeshja e mirë dhe rezultative, por edhe fakti se sulmi shënon rregullisht dhe është në shpërthim, tregojnë se Roma po piqet dhe po ecën në drejtimin e duhur. Stafi teknik e drejtues shpreson që këto rezultate të mira të ruhen në vazhdimësi, sepse vetëm qëndrueshmëria sjell për një kohë të gjatë sukses. Natyrisht, vendimtare për Romën do të jenë ndeshjet direkte me Milanin, Lacion, Interin dhe padyshim dyshen kryesuese Napolin dhe Juventusin. Thuajse të gjithë ekipet e kanë të qartë se titulli kampion kalon nga Juve dhe skuadra që mposht Juven shihet favorite, prandaj duelet me “Zonjën e Vjetër” marrin përparësi. Edhe forca e vërtetë e Romës do të shihet në ndeshjet direkte me të mëdhatë e futbollit italian.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 19:11

Takimi mes Vllaznisë dhe Teutës nisi me 1 minutë heshtje, sfidën që po zhvillohet në Shkodër.

Postuar: 19/02/2018 - 07:50

Pas fitores së medaljes së artë nga atletët shqiptarë në Lojrat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën ditën e djeshme në Stambolli, një urim ka ardhur  edhe nga

Postuar: 18/02/2018 - 10:49

Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skënderbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticio

Postuar: 18/02/2018 - 10:47

Barcelona barazoi javën e kaluar me Getafen duke u dhënë mundësinë rivalëve të Atletiko Madrid të afrohen në renditje deri në 8 pikë dhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë e katal

Postuar: 18/02/2018 - 10:41

Për të kuqtë e Partizanit nuk ka qetësi.

Postuar: 17/02/2018 - 19:17

Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Postuar: 17/02/2018 - 18:27

Atletja Luiza Gega ka dalë e para në garën ballkanike të 3000m, që u zhvillua në Stamboll.