BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Romela Begaj me doping, kërkohet dorëheqja e presidentit të federatës së shtangës

Romela Begaj me doping, kërkohet dorëheqja e presidentit të

Federata Shqiptare e Peshëngritjes është tronditur thellë ditën e djeshme, pasi lajmi se Romela Begaj, kampione e botës, ka dalë me doping, ishte shokues. Peshëngritja shqiptare njolloset kështu dhe një herë tjetër nga përdorimi i substancave të ndaluara dhe është sërish substanca me emërtimin “stanozolol” që shkakton “tërmet” jo vetëm në federatë, por edhe në mjedisin e komunitetit të peshëngritjes. Natyrisht, përgjegjësinë e merr sportistja, por gishti i fajtorit është treguar ndaj Elez Gjozës, presidentit të federatës. Lajmi, edhe pse u mbajt i fshehtë nga federata prej fundjavës së kaluar, është tashmë edhe zyrtar, pasi vetë funksionarët e federatës dhe trajneri i sportistes nxitojnë të deklarojnë se do të bëhet testi B, duke preferuar të deklarojnë se ndihen të pastër. Pra, në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes preferojnë ta konsiderojnë një dyshim për doping, duke bërë të ditur se do të prononcohet vetëm pas konfirmimit të testit B, dhe njoftimit zyrtar nga Federata Botërore e Peshëngritjes, por vetë kërkesa dhe lajmi për kryerjen e testit B është në fakt konfirmimi për sinjalizimin pozitiv për testin e parë. Pozicionimi zyrtar i Federatës ndërkohë për momentin është se e konsiderojnë Romelën të pastër, pasi nuk mund të njollosin figurën e saj pa marrë konfirmimin përfundimtar nga Federata Botërore. Lajmi është një goditje e madhe për sportin shqiptar, peshëngritjen dhe vetë Romelën. Sportistja 31-vjeçare siguroi në fakt arritjen më të madhe sportive gjatë vitit 2017, duke fituar medaljen e artë në shkëputje në Botërorin e Peshëngritjes që u zhvillua në Anaheim të SHBA, si dhe u shpall nënkampione e Botës në dygarësh, arritje që tani në rast të një konfirmimi të rezultatit pozitiv edhe në testin B do të anuloheshin menjëherë, duke shtuar një njollë të rëndë në peshëngritjen shqiptare që prej vitesh vuan problemet e dopingut. Në vitin 2014, Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë ndaj substancës stanozolol në Botërorin e Kazakistanit dhe u ndëshkuan me pezullime me nga dy vjet, pas shlyerjes së të cilave shpresohej që peshëngritja të kishte një fillim të ri, por ky zhvillim është një goditje e rëndë në këtë drejtim. Tanimë në rast të konfirmimit edhe nga testi B, rrezikon një dënim të rëndë jo vetëm Begaj, por edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila është penalizuar me 50 mijë euro në rastin e dopingut të parë. Kemi të bëjmë me një skandal të madh, që do ta vuajë federata e shtangës, sportistët e trajnerët dhe vetë arka e federatës, pasi priten penalizime të rënda. Ndërkohë, në gjirin e komunitetit, sikurse shprehen mjaft media sportive, kanë ngritur zërin kundër kreut të federatës Elez Gjoza, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme.

Izmir Smajlaj reagon pas skandalit të dopingut: Ta përfaqësojmë Shqipërinë me pastërti

Për këtë temë ka reaguar nga Turqia edhe atleti shqiptar, Izmir Smajlaj. Me anë të një postimi në “Facebook”, atleti kërkon që të ruhet nderi i emrit të Shqipërisë me djersë dhe mund, pa substancat e dopingut. Reagimi i plotë: Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të një sportisti! Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport! Ne sportistët jemi imazh kombëtar! Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë! Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë! STOP dopingut! PO djersës dhe talentit! PO stërvitjes së ndershme!/Adriatik BALLA