BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Sport

Ronaldo bën 1000 ndeshje si profesionist: Më gëzon prania e Juves në krye të Serisë A

Ronaldo bën 1000 ndeshje si profesionist: Më gëzon prania e Juves

Sulmuesi portugez luajti në ndeshjen jubile, si askush tjetër, me rekorde të shumta. Edhe pse nuk ia doli të shënojë, ai mrekullohet nga fitorja e Juves

Portugezi Kristiano Ronaldo po kalon momente magjike në karrierën e tij. edhe pse nuk e ka freskinë e sezoneve të shkuara, sidomos kur luante me Realin e Madridit, ai vijon të jetë pikë orientimi e Juventusit në Serie A dhe në Ligën e Kampioneve, ku dëshmon përditë e më shumë që është bomber, që është i rëndësishëm dhe njëherësh me ambicie të mëdha për të fituar sa më shumë. Në duelin kundër Interit ai regjistroi zyrtarisht një ndeshje jubile e historike të karrierës së tij, duelin e 1000-të në karrierën e vet dhe pavarësisht se nuk shënoi vetë në fushë, skuadrën e ndihmoi të arrinte tek fitorja dhe suksesi i “Zonjës së Vjetër” përballë një ekipi rival direkt në garën për titull, sikurse është Interi, merr vlerë të veçantë. Kristiano Ronaldo ndihet tejet krenar që e luajti ndeshjen e 1.000-të në karrierën e vet të bujshme profesionale, në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Interit, duke thënë se triumfi ndaj rivalit për titull ishte tejet i rëndësishëm. Sulmuesi 35-vjeçar nuk ia doli të shënojë gol në mbrëmjen e së dielës në Allianz Stadium, por bëri një arritje të madhe duke e zhvilluar ndeshjen e 1000-të në karrierën e shquar, gjatë të cilës ka luajtur për klube si Sporting Lisbona, Mançester Junajtid, Real Madrid dhe tani Juve. “Jam shumë krenar që i kam arritur 1.000 ndeshje zyrtare në karrierën time me një fitore shumë të rëndësishme, e cila na vë në krye të tabelës”, shkroi Ronaldo në Instagram. “Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve, trajnerëve, familjes dhe miqve të mi, si dhe tifozëve të mi që më kanë ndihmuar ta korr këtë arritje të madhe”, shtoi ai. Ronaldo i ka shënuar 725 gola për katër klube të ndryshe dhe ka luajtur në 18 sezone të ndryshme si futbollist profesionist. Ronaldo vijon të jetë në garë për “Këpucën e Artë| në Itali, por ka pak gjasa ta arrijë, pasi më shumë shanse dhe favorit kryesor paraqitet Çiro Imobile i Lacios, që këtë edicion është i papërmbajtshëm. Edhe në Europë, lojtarë si Verner, Levandovski, Mbape, apo dhe ndonjë tjetër kanë shënuar më shumë. Por sezoni është i gjatë dhe Ronaldo vazhdimisht u kujton rivalëve se llogaritë bëhen në fund, prandaj ai ka durim, duke vijuar të stërvitet fort, si zakonisht, për të mbajtur nivel të lartë performance, paçka se i ka mbushur 35 vjeç. Portugezi po luan stinorin e dytë tek Juventus. Një vit më parë fitoi titullin me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa këtë edicion, përveç titullit kampion synon të fitojë edhe UEFA Champions League. Që të ndodhë kjo duhet që në Champions Juventusi të kalojë më parë Lionin, përballë të cilit ka humbur në takimin e parë me rezultatin e ngushtë 1-0. Vetë portugezi ka në dorë fatet e kualifikimit, pasi llogaritet jo vetëm pika më e fortë e Juventusit, por njëherësh lojtari që ka shënuar më shumë në Champions League dhe njëherësh me eksperiencë të madhe në këtë kompeticion. Edhe shpresat e klubit italian janë pikërisht tek aftësitë e tij në Champions, duke besuar përmbysjen dhe kalimin në turin tjetër.