Sport

Ronaldo dhe Imobile kokë më kokë në Serisë A, 4 xhiro për të thyer “Levën” për “Këpucën e Artë” europiane

Ronaldo dhe Imobile kokë më kokë në Serisë A, 4 xhiro

Kristiano Ronaldo dhe Çiro Imobile janë në garë për kryegolashënuesin e Serisë A këtë edicion. Në fakt, në horizont është një objektiv edhe më i rëndësishëm individual: “Këpuca e Artë e Europës”. Në krye të këtij klasifikimi, që kurorëzon në fund të çdo edicioni “bomberin” e Europës, është, për momentin, Robert Levandovski me 34 gola. Mirëpo sulmuesi i Bajernit ka marrë pushimet, pra nuk ka më ndeshje në dispozicion, pasi Bundesliga është mbyllur prej kohësh. Polaku ka grumbulluar 68 pikë, Imobile dhe Ronaldo ndjekin me nga 60 pikë, por do të luajnë edhe katër takime për ta barazuar apo parakaluar Levandovskin. Sfida është e hapur, por dyshja Imobile-CR7 mund të synojë edhe rekordin e Higuainit: 37 gola në Serinë A brenda një sezoni, kur luante me Napolin. Për dy “bomberët” e Serisa A asgjë nuk është e pamundur. Mbrëmjen e dy ditëve më parë, Juventusi triumfoi 2:1 ndaj Lacios të hënën mbrëma, duke iu afruar titullit të kampionit në Serie A. Ronaldo ka realizuar një gol nga penalltia, ndërsa më pas shënoi edhe golin e dytë pas një asistimi nga Paulo Dibala. Për Lacion realizoi Çiro Imobile nga penalltia. Me dy golat Ronaldo arriti një rekord, u bë lojtari i parë në që ka shënuar së paku 50 gola në Serie A, La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu u bë lojtari që ka arritur më së shpejti në shifrën e 50 golave në Serie A, duke iu dashur 61 ndeshje për këtë. Andrij Shevçenko kishte shënuar 50 gola në 68 ndeshjet e para. “Rekordet janë gjithmonë të rëndësishme, por më me rëndësi është që skuadra të fitojë. Ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe e kemi dëshmuar këtë”, ka thënë Ronaldo për “Sky Sport Italia”. Ndërkohë, një rival i fortë i Ronaldos, Lionel Mesi, u është “qepur” rekordeve të legjendarit gjerman Gerd Myler. Lionel Mesi ka baras çmime të fituara si golashënuesi më i mirë i një sezoni me legjendën gjermane Gerd Muller, por shpreson që së shpejti ta thyejë këtë rekord, përkundër që s’është i përqendruar te çmimet individuale. Sezoni 2019/20 i La Ligës përfundoi me vetëm një ngushëllim për skuadrën e Barcelonës: ia solli Lionel Mesit trofeun e shtatë si golashënuesi më i mirë në La Liga, që njihet me emrin “Pichichi”. Vetë Mesi, por edhe bashkëlojtarët e tij e kanë theksuar disa herë se çmimet e tilla nuk kanë rëndësi të madhe për ta, megjithatë ky ishte më i veçantë për Mesin. Me këtë “Pichichi” Mesi e thyen rekordin e legjendës Telmo Zarra. Asnjë futbollist në histori të futbollit spanjoll nuk ka arritur të fitojë më shumë “Pichichi” sesa Mesi. Megjithatë, argjentinasi tani është pas një tjetër rekordi si golashënues, atë të Gerd Muller. Muller e kishte fituar shtatë herë çmimin si golashënuesi më i mirë në Gjermanisë gjatë viteve të 60-ta dhe të 70-ta. Tani, Mesi i duhet edhe një çmim i tillë për ta mbajtur rekordin botëror. Në vitin 2012 Mesi ia kishte thyer një tjetër rekord Mullerit. Gjermani e mbani rekordin për më së shumti gola të shënuara brenda një viti kalendarik me 85 golat e tij, por Mesi ia theu atë rekord kur i shënoi 92 gola brenda vitit 2012.