Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ronaldo eviton ndëshkimin, ka pranuar të kërkojë falje, pritet të rikthehet titullar me Juventusin

Postuar: 14/11/2019 - 07:26

Dueli i Juventusit me Milanin i dha “Zonjës” tri pikë të vështira në Torino, por të nesërmen të gjithë u morën me gjestin e Ronaldos kur la fushën pas zëvendësimit. Ai u irritua dhe doli nga stadiumi pa hyrë në stol, duke shkaktuar tension. Mediat italiane kishin paralajmëruar masa penalizuese për sjelljen e tij, por dje situata paraqitej ndryshe, si për lojtarin, ashtu dhe për Juventusin. Kështu, çështja “Ronaldo” në shtëpinë e Juventusit pritet të kalojë pa dëme të shumta. Ylli portugez e ka kuptuar gabimin që bëri në momentin e zëvendësimit ndaj Milanit dhe kur të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren portugeze pritet tu kërkojë falje shokëve të skuadrës te Juventusi në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit e klubit bardhezi do ta kalojnë këtë çështje pa asnjë gjobë dhe për këtë ka mjaftuar ai postim i Ronaldos në profilin e tij në Instagram në fund të sfidës. Maurizio Sarri justifikoi zëvendësimin e Ronaldos ndaj Milanit, me faktin që portugezi po vuan nga një dëmtim, që nuk e lejon të japë më të mirën në fushë dhe se ka sakrifikuar për aq sa ka luajtur. Por tekniku bardhezi është përgënjeshtruar sot nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili deklaroi se Kristiano Ronaldo është në formë mjaft të mirë dhe se do të luajë titullar në ndeshjet e ardhshme eliminatore. “Të gjithë pyesin për Ronaldon, pasi ai është më i miri në botë dhe është normal ky interes ndaj tij. Megjithatë mund t’u konfirmoj se është në formë shumë të mirë dhe do të luajë. Po të mos ishte në maksimum, nuk do ta kisha grumbulluar fare. Kemi nevojë për pikë dhe do të luajmë për fitore në ndeshjet e radhës”, deklaroi tekniku portugez. Ndërkohë, një lojtar i Realit të Madridit kërkon të mos vihet nën presion si pasues i Kristiano Ronaldos. Rodrigo Goes thotë se është një mëkat që ai nuk e pati mundësinë të luajë përkrah Kristiano Ronaldos dhe ai nuk dëshiron të shihet si një zëvendësues për yllin portugez, që tani luan për Juventusin. Braziliani 18-vjeçar ka arritur ta fitojë shpejt zemrën e tifozëve të “Los Blancos”, që kur ai erdhi nga Santosi në Madrid – duke i shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje. Paraqitjet e mira të Rodrigos ka bërë që ai të fitojë krahasime me Ronaldon, i cili i kishte shënuar plot 450 gola për Realin e Madridit para se të transferohej tek Juventusi në korrik të vitit 2018. Megjithatë, sulmuesi adoleshent, i cili pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë për Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës, është i shqetësuar për mundësinë e të luajturit futboll nën këtë presion të madh. “Unë e kisha ëndërr të luaja përkrah Kristiano Ronaldos në Real Madrid dhe është një mëkat që ai u largua sepse tani unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të luaja me të. Unë jam ende lojtar shumë i ri për ta plotësuar hapësirën e lënë bosh nga dikush si Kristiano Ronaldo, që është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit, nëse jo më i miri”, tha Rodrigo.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 08:50

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Postuar: 11/12/2019 - 07:12

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të mëdha në xhiron e fundit në grupe, teksa u eliminuan

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Tirana nuk e gjeti trajnerin as dje, madje dhe kur pritej një emër në orët e fundit të ditës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Ekipet kombëtare të moshave kanë dështuar në objektivat e tyre dhe është fakt se shumë pak ndeshj

Postuar: 10/12/2019 - 23:53

Napoli triumfoi 4-0 përballë Genk dhe u kualifikua për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champi

Postuar: 10/12/2019 - 23:08

Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së