BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Sport

Ronaldo ‘Fenomeni’ jep parashikimin: Sulmuesi më brutal i 10 viteve të fundit, e meriton ky futbollist të fitojë “Topin e Artë

Ronaldo ‘Fenomeni’ jep parashikimin: Sulmuesi më brutal i 10

Të gjithë e mbajmë mend sulmuesin brazilian Ronaldo Fenomeni i cili cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit.

Braziliani fitues i dy Topave të Artë, së fundmi ka vendosur të shprehë hapur opinion e tij se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit duke i surprizuar të gjithë. Teksa të gjithë kanë vendosur të zgjedhin midis Zhorzhinjos, Mesit, CR7 dhe Levandovskit, ish-ylli brazilian ka nominuar Benzeman si favoritin kryesorë për çmimin më të rëndësishëm individual. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ronaldo shkruan:

“Pa dyshim, kandidati im për “Topin e Artë” është Benzema. Sulmuesi më i mirë, nivel brutal për 10 vite dhe kampion mbi të gjitha. A nuk mendoni kështu”, shkruan Fenomeni.

Ndërkohë gara për “Topin e Artë” për këtë vit është shumë interesante pasi shumë janë që ta fitojë Mesi ndërsa një pjesë tjetër mendon se i takon Zhorzhinjos, por duhet të presim ende për të mësuar futbollistin më të mirë në botë.