BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Ronaldo humb një tjetër ndeshje me Junajtid, shkak karantina e detyruar njëjavore

Ronaldo humb një tjetër ndeshje me Junajtid, shkak karantina e

Mançester Junajtid ka marrë në këtë fill sezoni superxhiro, jo në kuptimin e rezultateve sesa në entuziazmin që e karakterizon e kjo lidhet me kthimin pas 12 vjetësh në “Old Trafford” të sulmuesit të njohur portugez Kristiano Ronado. Sulmuesi ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Portugalisë gjatë ditëve të fundit dhe madje ishte protagonist me gola, duke thyer një rekord historik si shënuesi më i mirë ndërkombëtar me ekipin e vet kombëtar, me 11 rrjeta të realizuara. Natyrisht, që një sulmues i tillë ka vëmendje maksimale, për më tepër që ai e njeh ambientin në Premier League angleze dhe synon të fitojë trofe. Mançesteri dëshiron që të rikthehet tek titulli dhe me ardhjen e Ronaldos optimizmi është rritur në maksimum. Tifozët mezi e presin atë të zbresë në fushë, por media të ndryshme angleze thonë se me rregullat e reja antikovid të vendosura nga federata angleze, atij do t’i duhet të mbajë karantinë një javore, ose më e pakta të bëjë seanca stërvitore të diferencuara e individuale. Gjithsesi, pranohet se rikthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid pas 12 vitesh ka rikthyer edhe entuziazmin te tifozët e “Djajve të Kuq” të cilët po presin me padurim debutimin e dytë të CR7 me fanellën e 20-herë kampionëve të Anglisë. Pas dygolëshit që realizoi ndaj Irlandës ku u bë shënuesi më i mirë i historisë së futbollit në nivel kombëtaresh, CR7 la grumbullimin e luzitanëve për të rikthyer më herët në Angli pasi plotësoi numrin e kartonëve dhe u skualifikua për sfidën ndaj Azerbajxhanit të Xhani De Biazit. Megjithatë edhe pse Ronaldo ka mbërritur në Britaninë e Madhe për shkak të rregullave kundër COVID-19 ai duhet të qëndrojë i izoluar në vilën e tij në Mançester për 5 ditë dhe për këtë arsye me shumë gjasa nuk do të debutojë në sfidën e së shtunës ndaj Njukasëll Junajtid në orën 16:00, kjo për vetë faktin pasi Ronaldo do të ketë vetëm 1 ditë stërvitje me Djajtë e Kuq para kësaj sfide pasi deri të enjten do të qëndrojë i karantinuar në shtëpinë e tij. Sipas të gjitha mundësive Ole Gunar Solskjaer do ta grumbullojë për duelin ndaj “qymyrxhinjve” me Ronaldon që do ta nisë ndeshjen nga stoli. I sigurt është debutimi i 36-vjeçarit në sfidën e së martës në Champions League ndaj zviceranëve të Jang Bojs. Ajo që “ngroh” sadopak tifozët e “Djajve të Kuq” është njoftimi se Kristiano Ronaldo pritet të bëjë një shëtitje vetëm në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes. Vetëm kaq, por për një lojtar si Ronaldo është e vështirë të thuhet e nuk luan.