BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x

Sport

Ronaldo-Ibrahimoviç 3-2, Portugalia në Botëror, Suedia jashtë

Ronaldo-Ibrahimoviç 3-2, Portugalia në Botëror, Suedia

Një ndeshje spektakolare u luajt mbrëmë në Stokholm, midis Suedisë dhe Portugalisë, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e portugezëve 3-2 dhe falë dy fitoreve Portugalia merr “biletën” për në Botërorin e Brazilit 2014. Është fakt interesant se dueli midis Suedisë dhe Portugalisë ishte një duel vetëm midis dy yjeve të fuqishëm, si Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç dhe ku duelin e fiton Ronaldo, pasi shënon në dy ndeshje 4 gola, ndërsa Ibra shënoi në dy përballjet dy gola. Me tregolëshin e shënuar dje dhe me fitoren që i dha Portugalisë kualifikimin, me siguri që Ronaldo mund të jetë tashmë favoriti kryesor për  të shkuar në Botëror. Ronaldo shënoi i pari në fillim të pjesës së dytë, por u pasua nga një dygolësh i shpejtë i Ibrahimoviçit në minutat 68-të dhe 72-të. Por Ronaldo u kundërpërgjigj në minutat e 72-të dhe 79-të me anë të kundërsulmeve, duke gjunjëzuar Suedinë dhe vetë Zlatan  Ibrahimoviçin. Përfundimisht Kristiano Ronaldo shkon në Botëror, ndërsa një nga yjet e futbollit botëror, Ibrahimoviç, mbetet jashtë.

Franca përmbys Ukrainën, Parisi në festë

Franca shpërtheu mbrëmë që në minutat e para të ndeshjes ndaj Ukrainës, duke shënuar dy gola të shpejtë që në pjesën e parë dhe duke kthyer qetësinë në kryeqytetin francez që e prisnin ndeshjen me ankth. Mamadu Sakho shënoi i pari dhe më pas ishte Benzema që regjistroi golin e qetësisë. Por pjesa e dytë ishte emocionuese pasi dhe ukrainasit lëvizën mirë në mesfushë e sulm. Por goli i tretë i Mamadu Sakho u dha siguri francezëve që bënë një nga ndeshjet e tyre më të mira të viteve të fundit dhe r regjistruan një përmbysje spektakolare.

Kualifikohen grekët

Greqia barazoi dje me Rumaninë në Bukuresht 1-1, por falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë ia doli të kualifikohet për në kampionatin botëror të Brazilit vitin e ardhshëm. Realisht grekët u paraqitën  më mirë në të dy ndeshjet dhe treguan më shumë cilësi, ku shkëlqeu sidomos Mitroglu, sulmuesi i Olimpiakosit që kërkohet sot pë r sot nga shumë klube të mëdha europiane. Ishte pikërisht Mitroglu që shënoi i pari në pjesën e parë për Greqinë, ndërkohë që Torosidis shënoi autogol  në pjesën e dytë. Me rezultat të përgjithshëm 4-2 Greqia shkon në Botëror dhe festa e grekëve pas ndeshjes ishte e ligjshme.

Kroacia me dhjetë lojtar mund Islandën e shkon në Botëror

Kroacia është një tjetër skuadër që mundi të kualifikohet për në Botërorin e vitit të ardhshëm, pasi mundi në Zagreb me rezultatin 2-0 Islandën. Ishullorët luajtën shumë mirë në mbrojtje dhe ishin edhe në këtë ndeshje të kthimit me entuziazëm të lartë, por kualitetet e Kroacisë bënë diferencën. Në pjesën e parë shënoi Mandzukiç në minutën e 27-të dhe 10 minuta më vonë i njëjti lojtar del me karton të kuq, duke lënë Kroacinë me 10 lojtarë. Por kroatët shënuan në fillim të pjesës së dytë  me anë të Darijo Sërna.  Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0, por kroatët me eksperiencë nuk e vunë në dyshim kualifikimin. Adriatik BALLA