BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Ronaldo infektohet me COVID, mungon për Portugalinë në ndeshjen e radhës

Ronaldo infektohet me COVID, mungon për Portugalinë në ndeshjen e

Një nga lojtarët më të mirë në botë është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, i cili ishte në grumbullim me përfaqësuesen e vendit të tij, Portugalisë, por dje është detyruar të tërhiqet pasi është infektuar dhe nuk dihet sa ditë do të mungojë. Kështu, sikurse raportojnë mediat sportive europiane, vetëm një ditë para ndeshjes mes Portugalisë dhe Suedisë, e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, mediat luzitane kanë raportuar se Kristiano Ronaldo është prekur nga koronavirusi dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës. UEFA ka miratuar një protokoll që detyron të gjithë futbollistët dhe stafet të kryejnë testimin para çdo ndeshjeje dhe pikërisht gjatë tamponëve të kryer ditën e sotme, ylli portugez ka rezultuar i infektuar nga koronavirusi. Aktualisht Ronaldo është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës, të cilët i janë nënshtruar një tjetër testimi dhe kanë rezultuar negativë, ndaj do të stërviten rregullisht pasditen e sotme nën urdhrat e trajnerit Fernando Santos. Infektimi i Kristiano Ronaldos shton akoma më shumë pikëpyetjet nëse kampionatin italian do të rifillojë normalisht këtë fundjavë, pasi numri i të prekurve nga Covid-19 vjen duke u shtuar çdo ditë, ashtu si presioni i autoriteteve për të shtuar masat parandaluese. Ndërkohë mediat luzitane theksojnë se Kristiano Ronaldo nuk ka simptoma të koronavirusit, është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim, por nuk dihet kur do të kthehet në Itali. Kujtojmë që ylli portugez u largua nga Torino pa dëshirën e drejtuesve të klubit, me të cilët pati edhe një debat para se të fluturonte drejt Lisbonës. Kjo pasi te Juventusi kishin dalë dy të infektuar, pjesë e personelit të klubit dhe sipas rregullave, të gjithë futbollistët e stafit duhej të vendoseshin në izolim për dy javë. Ndërkohë, virusi po pushton sërish futbollin italian. Derbi i Milanos është planifikuar për më 17 tetor në orën 18:00, por çdo ditë e më shumë rritet rreziku i një shtyrjeje të mundshme, pasi të prekurit nga koronavirusi vijojnë të shtohen në të dy kampet. Kështu aktualisht zikaltrit janë skuadra me plot 6 futbollistë të prekur nga koronavirusi, shifër kjo që edhe mund të rritet deri të shtunën, ndërsa edhe te kuqezinjtë së fundi ka rezultuar pozitiv edhe ndihmësi i Piolit, Daniele Bonera. Ky i fundit kishte shfaqur disa simptoma të koronavirusit dhe iu nënshtrua menjëherë testimit, ku rezultoi pozitiv dhe u vendos menjëherë në izolim, ndërsa aktualisht te Milani të prekur janë edhe mbrojtësit Gabia e Duarte. Prekja e Bonerës ka shqetësuar jo pak kuqezinjtë, pasi ndihmës trajneri ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit, të cilët do t’i nënshtrohen menjëherë testimeve gjatë ditëve të ardhshme. Aktualisht te Milani janë vënë në alarm, pasi nëse do të konfirmohen edhe të tjerë të prekur nga koronavirusi, rrezikohet seriozisht që derbi i të shtunës në mbrëmje të shtyhet.